Biznesmeni Edmond Bego ka reaguar me anë të një mesazhi pas akuzave që Lulzim Basha, kreu i opozitës, bëri gjatë emisionit ‘Opinion’. Bego i dërgoi mesazh në celular gazetarit Blendi Fevziut, ku mohonte të kishte në pronësi gurore apo hidrocentrale.
“Ju informoj me përgjegjësi të plotë se nuk kam as gurore dhe as hidrocentral në Librazhd. Në rrugën e Elbasanit jam përfshirë në kohën e Sokol Olldashit”, thuhej në mesazhin e Begos.
Basha akuzoi se Edmond Bego, ish-i dënuar për trafik droge, ka përfituar me dhjetëra tendera në zonën e Librazhdit, aty ku është deputet Taulant Balla. Kreu i opozitës refuzoi t’i përgjigjej në emision mesazhit të Begos.