Tashmë vogëlushja e tyre po rritet ditë pas dite, duke ua mbushur zemrat plotë.
Çifti i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, nuk ngopen dot me kohën e kaluar me vajzën e tyre Ameli.
Por ditën e sotme Miriami ka publikuar një foto të adhurueshme, të Albanit me vajzën.
Në të shihet vogëlushja e cila qëndron në prehrin e të atit, me flokët me onde të lehta lëshuar, ndërsa i ati e vështron me insistim.
Një foto e ëmbël që flet për lidhjen mes Albanit me vogëlushin dhe që të cilën Miriami, nuk rezistoi dot që ta mbajë vetëm për vete.
Vogëlushja Ameli, erdhi në jetë më 28 nëntor 2015, ndërkohë që po shkon 3 vjeçe.
Ardhja e saj në jetë e ka plotësuar edhe më shumë raportin mes çiftit, ndërkohë që herë pas here si Albani edhe Miriami, nuk kursejnë të ndajnë për ndjekësit e tyre momente me të bijën.