osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dyshohet se u vra nga vrasësi i Çerçizajt! Përplasja e bandave shqiptare në Greqi: Historia e Ari Papës dhe seriali i vrasjeve të viteve 2000

Dyshohet se u vra nga vrasësi i Çerçizajt! Përplasja e bandave shqiptare në Greqi: Historia e Ari Papës dhe seriali i vrasjeve të viteve 2000

Mediat greke publikuan sot detaje të reja nga vrasja e dy shqiptarëve në Greqi, 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarit Armando Ogranja.

Sipas informacioneve të publikuara nga media greke “To Vilma” ka dyshime se autori i vrasjes së dy shqiptarëve është i njëjti person që ka ekzekutuar më parë edhe dy shqiptarë të tjerë, 32-vjeçarin Ari Papa dhe 39-vjeçari Dikenc Halili.

Por si ndodhi ekzekutimi i 32-vjeçarit shqiptar Ari Papa?

“BalkanWeb” ka trajtuar ngjarjen e ndodhur duke publikuar fotot emra dhe detaje nga ekzekutimet e përgjakshme. E cilësuar në atë kohë si një prej hakmarrjeve më të forta mes shqiptarëve në Greqi.

Nga historiku tek ekzekutimi i Ari Papës:

Ari Kosta Papa, i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të ketë fotografi as në rregjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS.

Në Shqipëri ai është një “fantazëm”, edhe pse një ish-oficer i policisë së Sarandës, i cili kërkon që identiteti i tij të mbetet i fshehtë, shprehet se: “Arin e vogël e njoh vetëm si emër, por të dhënat e mia e lidhin atë ndoshta me krime të ndodhura në Sarandë në vitet 2005-2006 ose me protagonistë banorë të Sarandës në Athinë në vitet e mëpasshme”.

Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. Ai ishte i skeduar për trafik droge dhe grabitje, por ajo që e ngarkonte më tepër historinë e tij ishte tentativa për ta eleminuar fizikisht, edhe jo njëherë, por tre herë, aq sa ai lëvizte rrugëve të Athinës me anti-plumb. Herën e katërt, ata që e deshën të vdekur, ia arritën qellimit. Pak minuta para se ora të shënonte 18.00, 32-vjecari nga Saranda u qëllua pas shpine 8 herë me pistoletë, teksa pinte kafe në bar “Kayak” në rrugën “Dyrrahu 30” në Sepolia.

Çfarë ndodhi në vitet 2007-2008 mes bandave shqiptare në Greqi, ku bënte pjesë edhe Ari Papa?

Një grup i madh shqiptarësh, kryesisht të rinj që më pas do të ktheheshin në vrasës, organizuan një bandë prej 20 personash me qëllim trafikimin e drogës. Pas prishjes së pazareve mes tyre, grupi u nda në dy pjesë. Në këtë moment ndërmjet tyre filloi një luftë e ashpër për kontrollin e trafikut të drogës që përfundoi me vrasjen e të gjithë anëtarëve të njërit grup përveç një prej tyre që u arrestua në qershor 2007, ndërsa nga grupi tjetër mbetën 5 persona, 4 u arrestuan në 2008 dhe njëri u shpall në kërkim.

Emrat e viktimave të përplasjes së përgjakshme të atyre viteve:

16.03.2007 në rrugën “Paraskevopoulo” në Agio Pantaleimona, Athinë vritet Erland Nimani, 22-vjec.

Ai u vra në Internet-Cafe “Lan Games”, duke u qëlluar me 5 plumba nga dy persona.

01.03.2008 në rrugën “Axarnon” në Agio Pantaleimona, Athine vritet Anduel Zoto, 21-vjec. Ai u qëllua teksa udhëtonte me motorr ndërkohë që në vendin e ngjarjes u gjetën 9 gëzhoja dhe 1 krëhër i boshatisur.

Zoto ishte shok i ngushtë i Erland Nimanit.

27.03.2008 tentohet të vritet në një park në Sepolia, Stilian Ahmeti 21-vjec teksa ndodhej së bashku me Silvio Caren. Ahmeti mbeti i plagosur në këmbë.

Ahmeti vite më vonë u arrestua bashkë me një rumune 22-vjec për grabitje argjendarie, ndërsa Silvio Cara që aktualisht kërkohet në Shqipëri u arrestua si pjesë e bandës së vrasjeve të viteve 2007-2008.

08.06.2008 në rrugën “Raidhestou” në Tampouria, Pire vritet Elvis Bogdani 23-vjec. Në vendngjarje u gjetën 2 pistoleta që i përkisnin Bogdanit dhe disa fishekë të qitura nga armët e atentatorëve. Autorët e vrasjes u identifikuan nga nëna e viktimës, e cila ishte dëshmitare okulare së bashku me motrën dhe një shoqe të viktimës. Bogdani ishte rekrutuar nga banda që në vitin 1998 kur ishte 12-vjec ndërsa pas disa vitesh u shkëput duke krijuar grupin e tij.

Një shkrim i gazetës “To Vima” në dhjetor 2014, indirekt përmend emrin e Klodian Lekocajt si i përfshirë në vrasjen e Bogdanit. Lekocaj njihet si një ndër të ashtuquajturit krerë të “Mafies së burgjeve” në Greqi, të përfshirë në vrasjen e avokatit grek Zafiropoulos dhe disa shqiptarëve të tjerë në burgjet greke si Arbër Bako e Bandiol Tusha allias Bardhyl Tusha.

05.09.2007 në një apartament në rrugën “Vorio Epiri” në Kolono, Athinë vriten Vasil Lici 25-vjec, Aldo Agalliu 21-vjec dhe Besnik Pajaziti 25-vjec. Ata ishin qëlluar me armë në kokë ndërkohë që në banesën e tyre u gjetën vec armatimit edhe uniforma të policisë greke si dhe drogë.

21.10.2007 në rrugën “Neof. Metaksa”, Athinë dy persona të maskuar qëllojnë në brendësi të një kafeneje duke vrarë shtetasit Edmir Cela 33-vjec dhe Eleni Stathoulopoulou ndërsa u plagosën pronari i kafenesë Shkëlqim Velcani si dhe Ledjo Stamarko, Erkan Cuko e Rulan Pasa. Në vendngjarje policia gjeti sasi të madhe droge ndërkohë që rezultoi se Velcani ishte person në kërkim.

18.01.2008 jashtë një kafeneje në rrugën “Ermou” dhe “Keratsini” vritet Kristaq Qirko 44-vjec. Ai mori 21 plumba në trup teksa po drejtonte motorrin e tij.

Qirko, një person me precedentë të shumëfishtë penale, ishte liruar nga burgu në 15.05.2001 dhe në 17.07.2001 i ishte bërë atentat nga dy persona duke mbetur i plagosur.

21.03.2008 në një zonë pyjore në Maratone të Athinës u gjet kufoma e Albert Hoxhes, i cili u gjet i zhveshur dhe me plagë në kokë shkaktuar nga armë zjarri. Viktima ishte me precedentë të mëparshëm penale.

20.07.2007 në kryqëzimin e rrugëve “Liosion” dhe “Sozopoleos” tre persona plagosin me armë zjarri shtetasit Georgio Tarnovalinski dhe Aristidi Pappa.

16.08.2007 në rrugën “Mermiga” ne Agio Pantaleimona kater persona tentuan të vrasin me armë zjarri shtetasin Erald Perri, i biri i Leandrit dhe Mirandës, 22-vjec nga Libofsha e Fierit.

26.04.2008 në rrugën “El. Venizelos” në Nea Smirni dy persona qëlluan në drejtim të shtetasve Elton Hamitaj, Tonin Kola dhe Leonard Ndokaj të cilët udhëtonin në një makine. Si pasojë mbeti i vrarë Hamitaj dhe u plagos Kola. Te tre personat ndaj të cilëve u qëllua ishin me precedentë të mëparshëm penale.

14.05.2008 në rrugën “Alkiviadou” ne Agio Pantaleimona u qëllua drejt një kafeneje ku mbetën të vrarë rumuni Paul-Catalin Botezatu dhe shqiptarët Fluturim Lalaj dhe Afrim Zeneli allias Fotaq Dimeli.

Një pjesë të madhe të këtyre vrasjeve policia greke ja faturoi Dashamir dhe Kreshnik Kasemit, Roland allias Silvio Cares dhe Bledar Ahmetajt, të cilët u arrestuan në vitin 2008, por që jo të gjithë ndodhën ende në qeli.

Në fakt Dashamir Kasemi aktualisht 46-vjec, ose “Dashi” nga Vlora nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Në vitin 1999 ai u arrestua së bashku me shtetasit Edmond Gani, Ilir Sema, Eduard Hila, Maria Kaza, pasi së bashku me të kërkuarin e atëhershëm Genti Gjika, u akuzuan për torturimin duke e djegur me hekur e cigare 18-vjecarin atehere Edi Myftari.

Megjithatë, përtej lidhjeve me bandat e viteve 2000 në Greqi, policia greke heton edhe në dy pista të tjera në vrasjen e Ari Papës.

Njëra është përpjekja e tij për të krijuar grupin e tij në trafikun e marijuanës dhe kokainës dhe tjetra lidhet me një vrasje e grabitje të ndodhura në Renti në 2012 dhe në komunikimet që Ari Papa kishte atë periudhë me krerë të policisë greke.