osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dyshimet: Pse po e shtyn Meta dekretimin e Sandër Lleshit?! Ja si Kushtetuta i heq të drejtën e mosdekretimit!

Dyshimet: Pse po e shtyn Meta dekretimin e Sandër Lleshit?! Ja si Kushtetuta i heq të drejtën e mosdekretimit!

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të zvarrisë dekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm. Teksa shkarkimin e Fatmir Xhafajt e firmosi menjëherë, kreu i shtetit ka vendosur të marrë kohë për emrin e ri. Gazeta ka mësuar se ai po bën verifikime në institucionet ligjzbatuese për figurën e Sandër Lleshit, por gjithsesi kanë lindur dyshimet.

A po i jep Meta kohë Fatmir Xhafajt që të marrë me vete të gjitha dosjet dhe informacionet nga ministria e Brendshme? Zvarritja e dekretit duket se është një lëvizje strategjike e Metës, pasi Kushtetuta dhe precedentë e mëparshëm nuk i lënë asnjë rrugë atij që të refuzojë propozimin e kryeministrit. Në nenin 98 të Kushtetutës thuhet: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve; Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”. Pra ky nen nuk e përcakton se kreu i shtetit mund të refuzojë. Por ka dhe një precedent të Bujar Nishanit.

Kur Rama propozoi Xhafajn ministër të Brendshëm në vitin 2017, Bujar Nishani në atë kohë deklaroi hapur se emri i Xhafajt është një figurë e papërshtatshme, por Kushtetuta e detyronte atë të firmoste dekretin. “Ka pasur dëshmi publike, shqetësuese të cilat e akuzojnë kandidaturën e ministrit për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor, jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen, por edhe ndaj familjarëve të tyre. Sipas dëshmive publike, ky hetim ishte për shkak të reagimeve të subjekteve ndaj vdekjes së diktatorit.

Në këto rrethana…. në vlerësimin tim kandidatura e Ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por kushtetuta nuk ia jep të drejtën presidentit të republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht që përcakton kushtetuta për të qenë ministër është ai plotësimit të kritereve për të qenë deputet. Nëse kushtetuta do t’ia njihte të drejtën presidentit për të rrëzuar kandidaturat e kryeministrit, unë do ta rrëzoja kandidaturën e ministrit të brendshëm”, deklaronte Bujar Nishani më 19 mars 2017. Pra edhe në këtë rast Meta është i detyruar që brenda 7 ditësh të dekretojë Lleshin.