osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dyshimet për një garë të paracaktuar, koncesioni i pompave të karburantëve merr dritën jeshile!

Dyshimet për një garë të paracaktuar, koncesioni i pompave të karburantëve merr dritën jeshile!

Një vendim i Këshillit të Ministrave në Shqipëri, i pasuar nga një tender për dhënien me koncesion të shërbimit të kontrollit të pompave të karburantëve, ka ngritur dyshime për një garë të paracaktuar, me pretendime nga kompanitë pjesmarrëse në tender dhe shmangien e interesit publik.

Tenderi është pezulluar në fillim të muajit pas ankimit të një kompanie zvicerane për diskriminim të operatorëve të huaj, por Komisioni i Prokurimit Publik i ka hapur rrugë konçesionarit “Për kontrollin ligjor të instrumentave matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumentave shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës (GLN)”, njohur ndryshe edhe si koncesioni i pompave të naftës.

Dy herë në vit përgjatë dekadës së fundit, Drejtoria e Metrologjisë kryen kontrollin e pompave të naftës dhe të gazit të lëngshëm, shërbim ky që synon të mbrojë qytetarët shqiptarë nga abuzimet me sasinë e karburantit.

Zanafilla e projektit koncesionar nisi në dhjetor 2016 me një propozim të pakërkuar të kompanisë “Noa Control”, e cila u ofrua të zëvendësonte drejtorinë e Metrologjisë në kryerjen e kontrollit të distributorëve të karburanteve. Një vit e gjysmë pas propozimit, kompania private u shpërblye me bonus prej 10 pikësh.

Ky propozimi  ishte pezulluar nga Ministra e Financave dhe Ekonomisë pas një ankese në muajin shtator nga kompania zvicerane “Penzoil Trading SA” e cila pretendon se kriteret e përgjithshme të Dokumenteve Standarde të Tenderit binin ndesh me parimet themelore të ligjt “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”.

Në vendimin e marrë nga Komisioni i Prokurimit Publik në datën 7 shkurt 2019 kompania zvicerane “Penzoil Trading SA” paraqiti këto pretendime:

1- Paqartësia e termave të përdorur.

2- Pasaktësi te kërkesa për konfirmimin nga autoritetet tatimore të pasqyrave financiare.

3- Paligjshmëria e kritereve teknike, ku kërkohet dokumentimi i përvojës me kontrata shërbimi kur në fakt duhen fatura tatimor për përvojë në ushtrimin e këtij aktiviteti.

Ja si i janë drejtuar zviceranët KPP-së

“Jemi të mendimit se kjo kërkesë është e tepërt sidomos në lidhje me operatorët e huaj të cilët brenda afatit te shkurtër të përcaktuar në dokumentet e tenderit duhet jo vetëm të lokalizojnë kontratat përkatëse por dhe t’i përkthejnë ato në gjuhën shqipe me vërtetim noterial të apostiluar. Sipas nenit 28 të VKM-së nr.9l4, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, parashikohet se “Autoriteti kontraktues si dëshmi për përvojën e mëparshme kerkon vërtetime të lëshuara nga një ent publik dhe/ose faturave tatimore të shitjes, ku shenohen datat, shumat dhe shërbimet e realizuara”. Neni vijon më tej dhe parashikon se në rastin e përvojës së mëparshme të realizuar ne sektorin privat pranohen vetëm fatura tatimore shitje duke përjashtuar shprehimisht kontratat”,- është një ndër pretendimet e kompanisë Penzoil.

Një tjetër pretendim lidhet me mossaktësimin nga ana e Autoritetit Kontraktor, pra Ministrisë, të volumit të faturave të gjeneruara për kontrata të ndryshme, duke i lejuar kështu Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që të “të vlerësojë në mënyrë subjektive ofertuesit e kualifikuar duke cenuar kështu haptazi parimin e transparences dhe paanshmrisë së procesit në kundërshtim me Nenin 9 të Ligjit për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”.

E njëjta kompani ankohet pranë KPP-së se në faqen e Ministrisë së Ekonomisë nuk është publikuar as studimi i fizibilitetit duke “cenuar haptazi parimin bazë të transparences, mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabarte të ofertuesve pasi na privon nga informacioni bazë në funksion të vlerësimit tonë të plotë për të marrë pjesë ose jo në procedurë si dhe realizimin e një oferte të plotë dhe të kënaqshme sipas pritshmërive të AK dhe kërkesave në DSK”.

“Ky informacion në rastin konkret, duket se është i privilegjuar vetëm për shoqerinë NOA Control e cila e ka hartuar vetë këtë studim. Një mënyrë e tillë operimi favorizon dukshëm ofertuesin e mundshem të cilit i është akorduar dhe bonusi, NOA Control”-vijon ankimin Penzoil.

Këto janë vetëm disa nga kërkesat të cilat janë rrëzuar nga KPP-ja me vendimin e vet të 7 shkurtit, ku mungon firma e kryetarit të komisionit.

Duhet thënë se që nga muaji shtator e deri në shkurt, ka patur disa zhvillime që janë mbajtur larg vëmendjes së medias. Kështu në muajin dhjetor, pra kur KPP-ja ende nuk ishte shprehur me vendim, propozuesi i koncesionit, Noa Control, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Apelit ndaj Komisionit të Prokurorimit Publik për vonesë në gjykim. Në fakt, nuk ka asnjë dispozitë që i vendos afate KPP-së për t’u shprehur, por padia përbën një rrethanë të re presioni që ndoshta ka nxitur Komisionin të shprehet duke rrëzuar ankesën në çdo pikë të vetën.

Kontrolli ligjor i instrumenteve shpërndarëse të karburantit është një ndër aktivitetet kryesore që i ka mbetur Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë në Shqipëri dhe arkëton çdo vit rreth 80 milionë lekë në buxhetin e shtetit.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon ta japë atë me koncesion në këmbim të një investimi dysheme prej vetëm 64.8 milionë lekësh për një periudhë 20-vjeçare.

Drejtoria e Metrologjisë është anëtare e një rrjeti organizatash ndërkombëtare në fushën e matjeve, të cilat kanë investuar ndër vite në përafrimin e legjislacionit, trajnimin e stafit dhe rritjen e kapaciteve teknike. Vetëm për kontrollin e shpërndarësve të karburanteve, ky institucion zotëron shtatë laboratorë të lëvizshëm me vlerë mbi 73 milionë lekë dhe një staf të kualifikuar./Ekskluzive.al