osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dyshimet e reja të PS: Ku i gjeti PD lekët për të financuar 3 muaj protestën në Çadër?

Dyshimet e reja të PS: Ku i gjeti PD lekët për të financuar 3 muaj protestën në Çadër?

Partia Socialiste e ka përqendruar mbledhjen e sotme të grupit parlamentar në investigimin e pak ditëve më parë të revistës amerikane “Mother Jones” lidhur me pagesën e lobimit që ka paguar Partia Demokratike për të siguruar takime dhe një foto me Presidentin Donald Trump.

ruci-balla

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se nga investigimet e fundit rezulton se PD-ja nuk ka deklaruar një pagesë prej 500 mijë USD dhe që investigimit dyshimet janë se ato vijnë nga Rusia.

“Ka shumë dyshime se si u financua protesta 3 mujore e opozitës për reformën në Drejtësi. PD vjet në pranverë lidhën 2 kontrata me Muzin  që të siguronin takime të nivelit të lartë me administratën e Trump. Pagesat u bënë përmes 2 kontratat e PD-së dhe një kompani guackë Binniata dhe vlera totale shkon 675 mijë USD. Kontrata me Stonington është raportuar në SHBA që në mars, ndërsa me Binniata është mbajtur e fshehur për disa kohë dhe është raportuar ditën e fundit të detyrimit ligjor për të deklaruar”, tha Balla.

Sipas tij “si ka mundësi PD ka paguar 500 mijë USD dhe në çfarë rruge i ka paguar? Muzin ka njoftuar që ka marrë 675 mijë USD për punën e tij për PD-në, shumë më tepër se shuma 75 mijë USD që ka deklaruar PD për Muzin”.