Gazetari Denis Dyrnjaja bëri një propozim surprizë mbrëmjen e sotme, Grid Duma të jetë kryeministre e vendit si kandidaturë e PD duke hapur lojën dhe mos ngelur në dy tre emra të fiksuar.
Denis Dyrnjaja tha se: “Gjynahe me pushtetin, ky është halli që kemi ne këtu. Atëherë hap krahun, le të vijë një figurë tjetër brenda partisë tënde që të jetë me kreditë më të besueshme. Të mos jetë me katapulta. I referohem opozitës. Pse mos jetë Grida Duma njeriu që të jetë nesër për kryeministre, pse të mos jetë dikush tjetër. Nëse ke 5 çështje që ti i ke mbi kurriz me pikëpyetje, hape krahun se po bllokon opozitën more zotëri. Hape krahun të vijnë të tjerët. Hap debatin brenda opozitës, hap strukturat që të ketë debat, të prodhohet reaksion politik. Është e uzurpuar PD, nuk ka garë brenda PD”.