Nga Akil Ylli
Kushdo me dy “pare mend”, qe lexon titullin mesiper, (perjashto ata qe s’hane pyke)
do t’ishte pergjigjur “Tuksh moj dhi!
Tashme, ata nuk jane me subjekte diskutimi per shqiptaret, por objekte interesi, persona drejtesin. E kane ba “tumin”, mullar!
Nuk duhet te jesh ndonje koke e ndritur, per te kuptur, se jane braktisur nga te gjithe. Mjafton te shohesh sa njerez mbledhin ne shesh, per me i vu vize, nje here e pergjithmon!
Mirpo s’eshte çudi, qe pas kesaj rezumeje permbledhese, ndonjeri prej lexuesve te shtroje pyetjen provokative: Po pse dalin at’here, a jane te marre, a si?
Per nder, me kete pyetje me keni zene ngusht. Nuk eshte aq kollaj ti pergjigjesh. Duhet te jesh psikolog. Megjthate, me aq sa me ka mesuar pervora e jetes, nje pergjigje e kam.
Se pari do thoja, qe nuk jam i sigurt nese jane te tille, apo jo. Ata ndoshen ne dileme te jashtezakonshme, siç eshte ajo e mbijeteses personale, politike e familiare. Dhe kur njeriu gjendet ne kushte te tilla, mund te presesh gjithçka. Jo rralle, persona me karakter te forte, perball kesaj dileme, kane zgjedhur ate tragjiken.
Avash, avash, mos i shkoje ndokujt ndermend, se po aludoj per dy “zombit” tane politike e soj sorollopin tyre? Ata s’dine ku i bjen me shpi karakteri. Te kishin vetem nje grimc prej tij, do silleshin krejt ndryshe. S’do shpifnin ndyrazi per gjithkend, nuk do genjenin aq trashe, ne çdo ore te dites. Tashme Babalja eshte bere per ta puthur ne balle, kur sheh çfare tmerresh propogandistike organizon Qoftelargu, me video-fotot e shpifura qe poston. Por me I trishte eshte fakti kur sheh, se kushdo qe shkel shkel pragun e Shqupit, del nga ajo dere, i shperlare komplet nga çdo lloj virtutit njerezor. Ajo gjan me nje makine moderne lavazhi, por me efekt te kundert.
A ju kujtohet kur doli Lulashi kur doli pa pike zorit dhe ju premtoj qytetareve, se do i vinte shinat kryeqytetit dhe njerezia do udhetonin rehat, te shoqeruar nga trokellimat monotone te tramvajit. Del Belo-ja e perbetohet, duke i shtyre premtimet pertej apsurdit. Ju thote kryeqytetasve, qe nen udheheqjen time, do i bini varavingo rrugeve te Tiranes, pa paguar asnje kokerr leku. Por s’mund te pretendosh tjeter, nga ata, qe rrugen e mashtruesit e kane filluar, qe nga bankat e shkolles.Dikur i kena pa thane “ka ba shkollen e Tuçit”, ndersa tani mund te themi pa droje, ka mbaru shkollen e Toçit.(atij pe viçidolit) Njeri prej tyre kishte aq turr, sa theu gjitha kangjellet e arsyes dhe ju premtoj qytetareve, qe nga e nesermja e marrjes se drejtimit nga ai, mund te vdisni te qeshur e te lumtur, sepse do ishte ai, i cili do pagunte shpenzimet funerale.
Tani, qe mos te zgjarem aq shume, kjo eshte tablloja eletorale, para se ciles, do te gjendemi pasneser. Megjithate nje merak e kam. Nuk e di a jua spjegova qarte, megjithse e shkriva gjithe talentin tim. Mbeti pak si pezull ai mendimi, se a jane te marre, apo shtihen nga halli qe i ka zene? Te them te verteten, tani pas gjithe ketyre bemave te rrefyera edhe un e kam te veshtire te jap nje pergjigje perfundimtare. Por cilido qofte vendi i juaj, un e per vete e kam te qarte dhe neser e di, se kujt kam me i ra vize., e me ra rehat gjithmone.