Shkarkohet ditën e sotme nga shkalla e dytë e Vettingut, përkatësisht Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Besim Hajdarmataj.
Sipas KPA-së, për shkarkimin e ish kreut të Prokurorisë për Krime të Rënda, shkak është bërë pasuria por edhe ana profesionale me disa çështje që ai ka pasur në duar ndër vite.
Hajdarmataj, me një karrierë 20 vjeçare në sistemin e drejtësisë dhe që u bë i njohur në vitin 2017 si një nga prokurorët e krimeve të rënda që kërkoi arrestimin e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri nën akuzën e trafikut të drogës, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mërkurën më 16 tetor, pasi komisioni nuk gjeti probleme në asnjë nga tri kriteret e vlerësimit.