Një tërmet me magnitudë 4.5 shkallësh të Rihterit është regjistruar ditën e sotme në Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në Kroaci.
Sipas qendrës sizmologjike mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte 39 kilometra në veriperëndim të Zenicës, me një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevit.
Tërmetin e ndjenë më së shumti qytetarët e Teshnjas që kanë thënë se lëkundjet zgjatën rreth 20 sekonda. Dridhjet u ndjenë edhe në Travnik, Zenicë, Zavidoviq, Çelnicë, Banja Llukë dhe Gradaç.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Pak orë më vonë edhe Greqia është goditur nga një termet me magnitudë 4 ballë mbrëmjen e kësaj të diele.
Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar rreth orës 21:24 (me orën lokale). Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 16 kilometra në jug-juglindje të Kalendzit me një thellësi fokale 14 kilometra.
Deri më tani nuk raportohet për dëme apo për të lënduar.