Korça vijon të lëkundet sërish. Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter, ka tronditur rreth orës 14:44 të ditës së premte. Epiqendra e tërmetit ka qenë 4 km në lindje të fshatit Nikolicë. Pak orë më vonë është ndjerë edhe një lëkundje tjetër më e fortë. Lëkundja e dytë ka qenë në orën 16:36 me magnitudë 3.9 , 14 km në jug të Korçës. Nuk raportohet që të ketë dëme materiale apo të plagosur nga dy tërmetet e rëna gjatë ditës së premte. Korça në fillim të qershorit është tronditur nga disa tërmete të forta, që çuan në dëme të mëdha materiale sidomos në fshatin Floq dhe Qafzezë.