Nga Akil Ylli
Neqoftese dikush, do t’na kishte shtrenguar te shpreheshim, se si e manaxhoj emergjencen e krijuar qeveria, fill pas termetit tragjik qe goditi vendin, duhet te themi, qe pergjigja e sinqerte do te ishte: Eshte pare here ne keta 30 vjet, qe ne shqiptaret mund te themi per qeverin: I ka hallall paret tona!
Sigurisht, te levdosh qeverin, eshte diçka patetike, pertej militantizmit, sepse çdo lloj qeveriet, çfardo mrekulliet te beje, ka bere gjithmone detyren, ate per te cilen e paguajne qytetaret. Por kesaj radhe, ndoshta mund te behet nje perjashtatim nga rregulli, per vete faktin, qe eshte hera e pare qe nje qeveri, çfaqi efikasitet dhe zgjidhi probleme kolosale humanitare ne pak dite, me nje organizim per tu admiruar. Prandaj dhe neqoftese na shpeton nje, “hallall paret tona”, nuk bejme ndonje mekat, duke pase parasysh dhe shtysen emocionale te momentit.
Nje nga protogonistet kryesore, qe ndihmoj ne kapercimin e kesaj tragjedie, padyshim, ishte sjellja dinjitoze qe manifestuan shqiptaret perballe kesaj fatkeqsie. Edhe ata qe u goditen ne menyre vdekjeprurese, nuk fshane me ulerima posht e nalte, nuk mallkuan, por si qytetare fisnike, percollen me dhimbjen e natyrshme te dashurit e tyre, nen shoqerin e jehones kombetare: Ngushellimet tona!
Cfare mrekulliet, sikur panorama e hidhur te mbyllej me kaq! Por s’ashte e mujtun mor vlla! Si ne rastet kur kemi gezime, ashtu dhe pikellime, do ngrihen patjeter kopilat e shartuar te kombit, te na xajne ne fyt te paren dhe te sillen si korbat mbi te dyten, me shprese te perfitojne nga dhimbja!
Aktivizohen vemjet mediatike, gjithçfare militantesh te tredhur partiake, mllefaxhinje patologjik, gernetaxhi patriot, gajdexhi nacionalist dhe fillojne e kercejne vallen e kobshme, ate te: Antishtetit e antishptarizmit!
Bile gajdexhite kombtariste, ishin perkushtu aq fort, sa e kishin shkri tere talentin, dhe si virtuoz te vertet qe jane, i çane te gjorat gajde nga fryrja e bulçive, vetem e vetem me qellim, qe t’na hapnin syte dhe t’mos benim gafen e pafalshme antikombtariste, te dhuronim ndoj kacidhe per fatkeqet. Qofte mallkuar kush dhuron!
Hajt mire se keta, ate fyll perdorin e atij kane per ti ra, po shyqyr qe s’kane gje ne dore perveç tij, dhe e shumta qe mund ta pesojme, eshte ta na çajne veshet!
Por si te ja bejme, kur dhe ajo qe per ne eshte opozita, perdor te njejtat partitura, qe lexon dhe kategoria e me siperme!? Kesaj i thone: Ke te qajme me pare!?
Nxjerr kafken Qoftlargu, ne formen e Matufit Dixhital, dhe shpalos gjithe koshiencen e shpartalluar, si pasoje tragjike e makthit qe i shkaktojne viktimat, deshmitare te shumte te pa goje, te vepres se tij kriminale. Prandaj sa here degjon ndonje klithme, e çfaredo natyre te jete ajo, i duken si klithma te vdekurish.
Neqoftese ndokush nuk beson, le te shohe postimin e tij te djeshen te nje vidioje, ku degjohej nje klithm nga shembja e kontrolluar e nje pallati, te cilen mendja e tij perverse, na e percolli si klithmen e nje personi, qe e kishte zene poshte ndertesa. Edhe sikur nje mamuth te ishte poshte pallatit, buçima e tritolit da ta mbyste hungerimen e tij. Por ai tashme i qet deknit prej xhepit, si shitsi endacak kusurin!
Kurse ai tjetri, qe e ka pike te dobet te çoroditurin makbethian, sapo hapi gojen mbas termetit, ju hakerrye shqiptareve, duku ju u kujtuar, qe asnjeri prej tyre nuk kish denjuar ta merrte seriozisht paralajmerimin profetiko-apokaliptik, qe kishte parashikuar disa muaj me pare. Prandaj tani, ta gezoni!
Dhe nuk mund te thuash, qe gomarlleku profetik e tij, ngeli pa dishepuj. Nje tufe opiumonistesh budallej, i bene temena pa fund, dhe po te kishin gje ne dore, do ta kryqezonin kryeministrin, si heretik. Fat i tij, qe s’ishte prokuror Llala, se kurdush e kishin ndjeke penalisht, per shperdorim te Profecis presidenciale!
Sigurisht, kesaj aradhe prishpunesish, s’kishte si te mos i bashkohej dhe vulehumburi i Qeverise se Re pa vule. Duke u sjelle si pordha neper tlina, sa ne njerin katund ne tjetrin, fale deshmive dhe inteligjences se spikatun si karakteristik, na ndriçoj me konkluzionet tij, qe tashme e ka marre ferra uraten, dhe njerzit po flene rrugeve pa buke e pa uje. O te na rroç o Lulash!
Pasi shperfilli ftesen e qeverise, qe i kerkoj bashkepunim ne perballjen me pasajat e termetit, thirri ne Kryshqup, gjithe ministrat e Qeverise se Re. U mblodhen Dash Sarahoshi, Nard Filozofi, Fate Gerdeci, Dule Vorio-Epiri, Sherbetorja e Zotit, (te me falin per amnezin momentale, nuk po me kujtohet baballaret e tjere t’kombit) dhe bashke me ta dhe nje shpure e shquar specialistesh, qe beson verberisht, qe kjo qeveri, ne mos e ka gjetur çelsin e arte te zgjidhjes se problemeve, gjithsesi, çilsat e kashtes s’ja hek kerkush!
Mbasi i shkoqiten nji e nga nji e fill e per pe hallet e fatkeqve, dhe pasi shtrydhen dhe neuronet e fundit, erdhen ne perfundim, te urdheronin qeverin e ligjshme, (kesaj rradhe jo me dekaloget e zakonshem) te zbatonte nje triderektivsh udhendrites, qe do ti bente hije dhe Trinitis se Shejte.
Direktiva e pare udhezonte qeverin, te angazhonte 500 inxhinjere te gadshem vullnetarisht, per te pershpejtuar vlersimin e demeve. Siç duket Lulashit i ka dale gjumi vone e se ka mesuar hala, se ne terren, bashke me ato shqiptare, jane dhe ekspert te ardhur nga vendet europiane, qe po bejne vlersimin. Flej o xhan, flej!
Per piken e dyte, nuk di çfare te shtoj me i gjore njeri, sepse jane aq koktrashe, sa kane perseritur te njejtin hajvanllallek, si ne direktiven e pare. Lum na per ta!
Ndersa te direktiva trete, me shume se hallin e shqiptareve, Lulashi qante hallin e tij. E luajten menç oligarket! Nje dite po e nje dite jo, ju qepet nga pas, si jakobin i thekun. Nje dite i kercenon, do ju marre paret dhe do ju a shperndaj popullit, tjetren, do ju fus ne burg. Si del e keqja havdallit, sepse mendon, qe oligarket ashte tuj i rru Piktori, ndaj s’po i bie gja ne sqep. Gjynah te shkretit, i ka mbet me puth, veç Milon!
Neqoftese mendoni qe gjithçka eshte trillim, ju sugjeroj te lexoni me poshte, Tredirektivshin qe i bene hije Trinitis se Shejte, ne origjinal.
1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.
2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara.
3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anullojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara.