osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy rroga në shtet dhe 5 hektarë tokë… Zyrtari që “rrëmben” ç’të mundet

Dy rroga në shtet dhe 5 hektarë tokë… Zyrtari që “rrëmben” ç’të mundet

Zyrtarë të lartë të zgjedhur nga Parlamenti në borde si të mbështetur nga parti të ndryshme politke, janë të parët që duhet të përfaqësojnë interesat e opinionit publik. Në fakt ne po sjellim një nga ato raste kur ata janë përfituesit më të mëdhenj.

Jo vetëm sepse zgjidhen në detyra publike, por duke shfrytëzuar mundësitë e karriges shtrydhin çdo “benefit” të vetes së tyre edhe në shkelje apo tejkalim të hapësirave ligjore.

Bordet në institucionet e kruijurara me ligj nga anëtarët e tyre, të cilat edhe ndodh të jenë të pavaruar, në fakt funksionojnë si vasalë të partive të tyre.

Në Shqipëri edhe kjo nuk mjafton. Mirë që zgjidhen si përfaqësues të mbështetur nga partia dhe përfitojnë privilegje, por nuk ngurojnë të “rrëmbejnë” ç’të mundin.

Një rast më konkret është ai i anëtarit të bordit të AMA-s, Zylyftar Bregu.

Bregu e jep më të qartë tablonë e asaj, që renditëm më lart. Nuk mjafton që si pedagog paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe me para publike, nuk mjafton që prej gati 7 vitesh është anëtar i bordit të AMA-s, sërish i paguar me para publike, por si i shkathët që është përfiton edhe tokë publike nga Ministria e Bujqësisë.

Zylyftar Bregu, ose profesor Zylo siç e njohin, pedagog në Universitetin e Tiranës, anëtar i Bordit të AMA-s, ka përftuar rreth 5 hektarë tokë bujqësore me një kontratë për 90-vjet me Ministrinë e Bujqësisë, kur kjo e fundit drejtohej nga Edmond Panariti, ish-ministër i LSI-së.

LEXO EDHE: Rama zbulon dy projektet e mëdha të shumëpritura nga shqiptarët/ Qytetarët e nxjerrin “zbuluar”
Me para publike në dy institucione publike dhe 5 hektarë tokë nga partia që e mbështeti (LSI), pa harruar se ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës “Integrimi”, zarit zyrtar të LSI.

Për të frenuar abuzimin dhe përfitimin e zyrtarëve shtetërorë ekziston edhe një ligj “Për konfliktin e interesit”, apo edhe ligje të tjera, të cilat rregullojnë mënyrat se si zyrtarët e shtetit, të zgjedhur nga Parlamenti, apo nga populli, duhet të veprojnë për të përfituar, ose në rast se e kanë të ndaluar ose jo nga hapësirat që ofrojnë ligjet e shtetit shqiptar.

Më poshtë po sjellim faqen e parë dhe të fundit të një kontrate për 4.86 hektarë tokë me qera vetëm 8 mijë lekë të reja për ha në një total 38.5 mijë lekë të reja në vit. Kjo është një nga kontratat e shumta që ka siguruar CNA.al dhe që do i sjellim ditë pas dite për anëtarët e bordeve të ndryshme.

Ky është një nga ato raste ku një individ paguhet 2 herë me para publike, të tretën fiton edhe tokat e shtetit.

Dy herë i mbështetur nga LSI, kryeredaktor i gazetës së LSI, paguhet nga taksa publike dhe dokumentat e mëposhtëm flasin vetë./CNA.al