Dy kandidatë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.
Mësohet se dy kandidatët që kanë pranuar mandatin e deputetit janë, Bensik Troplini dhe Selami Jenishehri, të dy nga listat e PD për qarkun e Tiranës.
Ky është hapi i parë që dy kandidatët bëjnë në rrugën deri tek betimi në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë janë 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, dy kandidatët do të betohen zyrtarisht në Parlament./BW