Prej orës 16:00, në “Air Albania” kanë hyrë tifozët e parë dhe po ashtu kanë nisur ndeshjet e para të boksit.
Do të jenë në total 10 ndeshje, ndërsa e fundit do të jetë ndeshja e madhe mes Markut dhe Ramirez.
Teksa jemi dy orë që nga momenti i nisjes, stadiumi “Air Albania” ka nisur të mbushet në katin e parë.
Kujtojmë që duke ditur se Marku do të ngjitet në ring rreth orës 21:00, tifozët kanë ende kohë.