Dy mbetjet e bllokut njëri me babain “hero” të heshtur, Bushati dhe tjetri si ish bllokmen i burgosur, Lubonja, thirrje: Kupa u mbush me “Prestigjin” e Fanes! Rrëmbeni armëve kundër Ramës
Ata vijojnë të mbështesin idenë e një lufte të armatosur për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe rikthyer Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Bushati që paguhet nga oligarkët e tenderave dhe Lubonja me 6 milionë lekë pagë nga Francesco Becchetit, nuk durojnë dot më nën qeverisjen se Ramës.
“Ky është problemi ynë kryesor, më shumë se ndonjë vjedhje e Ramës me inceneratorët, kemi vdekur demokracinë midis nesh. Shqipëria dy herë në 30 vjet ka rrezikuar objektivin e vet. Sot dhe në 97-tën. Atëherë u zgjidh se njerëzit morën armët. Nëse nuk do të kishte ndodhur, sot mund të ishim si Bjellorusia. Kur nuk të ngelet rrugë tjetër, asnjë se do për qejf atë, aman mos i ço njerëzit deri në atë pikë se e kemi shembullin çfarë bëjmë”, tha Bushati.
Ndërsa sipas Fatos Lubonjës kupa është mbushur me shembjen e hotelit pa leje të Fanes në Golem.
“Mbrojtja personale nënkupton marrjen e armëve sipas Kushtetutës amerikane, e jona nuk e ka. Kjo ndodh kur populli ndihet se po i afrohet regjimit. Pyetja është, ku jemi në këtu, a ka ardhur koha të marrin armët apo kemi metoda demokratike?“, tha Lubonja në studion e televizionit të Fanes.
Thirrje të tilla përbëjnë vepër penale.