osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy makthe të Berishës që po e plakin para kohe

Dy makthe të Berishës që po e plakin para kohe

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka dy makthe në jetë, që derisa të jetë gjallë do t’i projektojë tek çdo politikan kundërshtar. Makthi i parë janë vrasjet politike. Makthi i dytë është çështja e detit me Greqinë.

Makthin e parë e ka prej 21 janarit, kur vrau katër qytetarë që protestonin të paarmatosur dhe të parrezikshëm, duke përfunduar protesta. Nuk po ja llogarisim ato 26 të djalit, se ato nuk i ka me kundërshtarët. I ka me fëmijët e kundërshtarëve. I do dhe ata vrasës si i biri.

Prej kur ka dalë në opozitë, ky njeri përgjon çdo vdekje, me shpresë që ta quajë vrasje të kryeministrit që të duken njësoj. Deri tani nuk i ka ecur.

Makthi i dytë i madh është çështja e detit me Greqinë. Në atë çështje Sali Berisha u kap në flagrancë nga Gjykata Kushtetues e Shqipërisë, e cila ja prishi pazarin me kryeministrin grek, të cilin e bëri për interesa thellësisht elektorale, në mes të fushatës elektorale të vitit 2009, për të marrë votat e pakicës greke dhe për të shpresuar se Greqia do ta ndihmonte të merrte ftesën për aplikim për vend kandidat për anëtar të BE-së.

Anulimi prej Gjykatës Kushtetuese e damkosi atë si një pazarxhi të interesit kombëtar, për interes elektoral. Natyrisht nuk ka pas akuza kaq banale për “shitje e blerje”, por ishte e qartë se ishte një përulje e tij për interesa elektorale.

Tani sa herë Greqia fillon e zbaton të drejtën e saj ndërkombëtare për zgjerim 12 milje detare në kufijtë e saj, i pari që vrapon të ngrejë një tymnajë qesharake, është Sali Berisha, njeriu që e di më mirë se kushdo tjetër çdo të thotë që një shtet të shpallë kufirin e delimitimit 12 milje në det.

Është një praktikë e rëndomt ndërkombëtare, që nuk nënkupton që u merr detin apo territorin të tjerëve, por zgjerohet 12 milje nga bregu në çdo det të saj, ku fqinjin e ka më larg se 12 milje. Aty ku e ka më afër, ka norma të tjera se si vendoset vija kufitare mes dy vendeve.

Atë që Greqia po bën sot, Shqipëria e ka bërë në vitin 1990, kur Berisha ishte pjesë e pushtetit komunist si sekretar Partie. Por dhe udhëheqja komuniste e asaj kohe, pamvarësisht izolimit të vendit, ka një fjalor më normal kur shprehet për këtë vendim.

Lexojeni Dekretin e mëposhtëm të Kuvendit të Shqipërisë të asaj kohe:

“Ujërat territoriale të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregdetit të saj në një gjerësi 12 milje detare, duke filluar nga vija e drejt bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhlit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalës së Turrës), i Semanit, Derdhjes së Vjosës, bregu veriperëndimor i ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhzës i Gjirit të Gramës, dhe pastaj mes bregut shqiptar e ishujve grek, deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri tek Kepi i Rodonit, shtrihet gjer në vijën e kufirit shqiptaro- jugosllav”.

Ky dekret ka hyrë në fuqi menjëherë më 24 mars 1990.

Greqia po e bën të njëjtën gjë në vitin 2020, 30 vite më pas, për shkak të problemeve që ka pas me gjithë shtetet kufizuese me det me të, Turqinë, Italinë, Shqipërinë e Egjiptin.

Nga të katër këto shtete, ajo do negociojë vetëm me Shqipërinë dhe Turqinë, pasi në disa zona gjerësia 12 milje është e pazbatueshme, pasi deti ndahet në mes.

Ky shpjegim është një banalitet që duhet ta përsëritësh sa herë në Greqi dëgjohet lajmi se Greqia do aplikojë zgjerimin 12 milje në det. Dhe ky shpjegim normalisht duhet të bëhet për njerëz që s’kanë kulturë politike dhe njohuri për këtë çështje, si dhe për këta trushpëlarët e Albin Kurtit në Tiranë, që ua mban Albini trurin në kasafortë dhe u jep komanda.

Por për Sali Berishën është një gjë më shumë se e qartë, pasi ai e ka aplikuar me gjakftohtësi ndarjen e hapësirës mes Greqisë e Shqipërisë në favor të Greqisë, duke ja bërë një dhuratë Greqisë, edhe kur ajo nuk e kishte shpallur kufirin e delimitimit 12 milje.

Ai nuk e ka për detin, se detin e kishte dhe e fali për interesa të tij. Ai e ka hallin që mos të ngelet i vetmi udhëheqës që fali det në këtë vend. I duhet patjetër që së paku Edi Rama të vrasë katër demonstrues dhe të falë det për interesa elektorale, që të vdesë i qetë.

Deri tani nuk e ka këtë shans. Kufirin detar ndërkohë nuk e ka më në dorë as Edi Rama, as Micotaqis, por Gjykata Ndërkombëtare, për të cilën dy palët kanë rënë dakord ta zgjidhë këtë histori.

Kështu që Berishës do t’i duhet të presë më kot të gjejë një të dytë si veten në historinë e këtij vendi, që vret për të mbrojtur pushtetin dhe fal pasuri kombëtare për të fituar pushtetin. Me Ramën s’po i ecën.

Dhe kam frikë se mosha do ta pengojë të gjejë pasardhësin e ngjashëm me të në këtë histori. Vetëm nëse vjen i biri i tij në pushtet, mund t’i bëjë këto gjëra, por dhe nëse kjo ndodh, ai atëhere do ketë vdekur dhe nuk do arrijë ta marrë këtë kënaqësi.