osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy gishtat e humbur të Inës, të tregojnë ty!

Dy gishtat e humbur të Inës, të tregojnë ty!

Ina, një vajzë e re police, u plagos rëndë sot gjatë protestës së dhunshme. Janë plot 13 kolegë të Inës, punonjës policie, të cilët duke bërë detyrën ranë pre e konfliktit politik që është rindezur për çështjen e Unazës së Madhe.

Por pamjet nga përkulja e saj në dhimbje prej kapsollave të hedhura, që i këputën dy gishta të dorës, ishin të vështira për t’i çuar deri në fund!

Sigurisht, në këtë protestë ata që digjen, plagosen janë punonjësit e rendit dhe një protestë që prek policinë, ata që na mbrojnë ne, jetën tonë, nuk është më e tillë por një marrëzi, e cila sot u shpërfaq në formën e saj më të plotë.

Ka më shumë se 3 javë që banorët e Unazës së Madhe kundërshtojnë skemën e kompensimit nga qeveria për shtëpitë e tyre të ndërtuara në kohën kur zullumi i “pa lejes” justifikohej si leja për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Pakkush sot e llogarit se çfarë dëmi kolosal i është bërë këtij vendi, ish-pronarëve, pronarëve të rinj dhe atyre që do të vijnë, nga rripëzimi i pronës në Shqipëri.

Po këtë rrip, i cili sot pret të lirohet për t’u bërë Rrugë Kombëtare, vizatoi Lulzim Basha si kryetar bashkie. Por, tani si kryetar i partisë së vet, po e përdor vizatimin (Unazën e Madhe) si rrip sigurie për luhatjet e tij opozitare. Që të jem më e qartë:

Lulzim Basha sot po lan duart nga gjaku i Inës si Ponc Pilati. Ndërkohë që planifikon llogaritë sa do ta rritë kjo ngjarje çmimin e pazarit të tij të radhës me Edi Ramën.

Sa për banorët, si ata, e ardhur në Tiranë jam dhe unë, dhe ajo që më bëri të jem pak solidare me ta sot, ishin kapsollat ndaj Inës dhe kolegëve të saj!

Më dhimbsen dhe ata, më vjen keq që në përpjekje për të vënë vetullat po rrezikojnë të nxjerrin sytë. Dhe sa keq më vjen që hallin nuk ua zgjidh dot Lulzim Basha, sepse siç thotë populli: Rigoni nuk bëhet lis!