Sot për familjen e Gentian Toma dhe atë të Robert Ejllit, 25 vjeç ka qenë një nga ditët që nuk mund të harrohen kurrë. Dy djem në lulet të rinisë në rrugëne tyre ku pagajmë taksa për të kaluar makina u vranë në një aksident me një makinë arkivol. e vdekur. por e pa kallur që shëtit, e si ajo dhe shumë të tjera të llojit të saj, në rrugë për makina në Shqipëri.
Dy miqtë që udhëtonin në makinën “Benz” me targa AA 929 FF të drejtuar nga Toma, humbën tragjikisht duke u futur poshtë kësaj karroceri arkivol, pa asnjë lloj sinjalistike dhe ndriçimi sikurse janë makinat e vërteta.
Mirëpo arkivol-makina IFa i mori dy jetë dhe është skandaloze që shteti dhe policia nuk ndërhyjnë për shkrirjen e këtyre mjeteve të sistemit komunist, të viteve shumë të largëta. Shumë urdhëresa e ligje nga ligjvënsit pa shkollë dalin për sigurinë në rrugë dhe largimin nga rruga të këtyre makinave, por kurrë nuk u ndodh gjë . Ato qarkullojnë duke qenë një rrezik i madh për këdo edhe për atë që i drejton.
E keni parë Tiranën, që në vend të karrocave me kuaj është mbushur me “dum-dum” kinez të prodhuar nga Mao-ce Dun, apo me furgona 40 vjeçarë që furnizojnë dyqanet. Asnjë veprim për t’i ndaluar. Ndaj është imediate shkrirja e ketyre mjeteve, ashtu si armët në Shqipëri , sepse po shkaktojnë viktima më shumë se armët /Ekskluzive.al