Pas Enrique Inglesias, pritet që edhe Ricky Martin të mbajë një koncert madhështor në Tiranë. Teksa na ndajnë edhe dy ditë nga koncerti, artisti i njohur ka mbërritur në kryeqytet.
Ylli i muzikës latine shihet në aeroportin e Rinasit i shoqëruar nga dy djemtë dhe stafi i tij, 2 ditë para koncertit të madh.
Lajmin për ardhjen e tij në Shqipëri, e konfirmoi vetë ai më 7 Qershor të këtij viti, përmes një InstaStory ku lajmëroi koncert në sheshin “Skënderbej”.
Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari do të shkrihen me zërin fantastik të Ricky Martin në një performancë live më 20 Korrik.
Sheshi “Skënderbej” është gati të presë më shumë se 10000 spektatorë të cilët do të përjetojnë si asnjëherë tjetër një spektakël të tillë me hite si : “Livin la vida loca”, “The cup of life”, “ Maria”, “La bomba”. Koncerti mban emrin “Ricky Martin Symphonic”.