Jo vetëm Napoli. Tani edhe Fiorentina interesohet për shëbimet e Kristian Shpendit. Sulmuesi shqiptar është i datëlindjes 2003 dhe shihet si një nga talentet premtues për të ardhmen. Shpendi luan për Çezenën në Serinë C, ku ka rënë në sy për paraqitjet e tij mjaft pozitive.
Vetë interesimi i dy klubeve të mëdha të Serisë A, si Napoli dhe Fiorentina, flet qartë për potencialin e këtij lojtari. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë diçka konkrete në muajin janar.
Binjakët Shpendi, Kristian dhe Stiven, të cilët kanë shënuar jo pak gola me ekipin e Çezenës, e cila për momentin nuk është se dëshiron shumë që t’i heqë qafe sulmuesit, por është e vetëdijshme se do të jetë tepër e vështirë t’i mbajë ata në skuadër edhe në fund të këtij sezoni.
Të dy binjakët e kanë nisur nga ekipi i të rinjve të Çezenës, aty ku edhe kanë dalluar me golat e tyre.Gjatë sezonit të kaluar, Stiven Shpendi ka arritur të shënojë 25 gola dhe të japë shtatë asiste në 21 ndeshje të luajtura. Një shifër golash tepër e lartë në raport me ndeshjet duke arritur që të gjente rrjetën në gjatë ndeshje radhazi, por edhe duke shënuar katër gola në një takim të vetëm me shiritin në krah.
Ndërkohë Kristian, po ashtu në rolin e sulmuesit ka marrëdhënie të mirë me golin. Vjet ai kapi 17 gola dhe tetë asiste në 18 ndeshje. Ndërkohë që shifrat flasin vetë, të dy kaluan në ekipin e parë të Çezenës, teksa këtë sezon Stiven ka tundur tri herë rrjetën, ndërsa Kristian ende pasi ka vuajtur një dëmtim muskulor, që e ka lënë për disa ndeshje jashtë.
Të dy vëllezërit 19-vjeçarë janë thirrur në Kombëtaren shqiptare, ku Stiven numëron pesë ndeshje me U-19 dhe U-21 bashkë dhe ka realizuar edhe një gol, ndërsa Kristian Shpendi 8 ndeshje me U-19-ën dhe ka shënuar tre gola.