Dy avionë linje, të marrë nga piloti i një aeroplani të tretë më poshtë, duket se fluturojnë në të njëjtën lartësi, të drejtuar kundër njëri-tjetrit. Kjo është padyshim një iluzion optik sepse dy avionët do të kalojnë pa pasoja, në një distancë vertikale prej të paktën 300 metra.
“Nuk është një skenë që pasagjerët e dy avionëve mund të shohin”, shkruan piloti amerikan Pat Hoban i cili e publikoi këtë film në Facebook.
Video nuk është e tij, por e një piloti, gjeneralitetet e të cilit janë të panjohura. Për më tepër, vendi dhe data e ngjarjes nuk janë të njohura: videoja është bërë virale në mediat sociale dhe në Reddit.
Megjithëse imazhet mund të jenë shqetësuese, ekspertët besojnë se ka të paktën një diferencë 1.000 këmbë vertikalisht midis dy avionëve (ekuivalenti i 300 metra).
Të dy avionët do të fluturojnë në një intenerar me ndarje vertikale të zvogëluar në minimum, i cili siguron mundësinë e reduktimit të ndarjes vertikale në mes dy avionëve, që ndodhen në të njëjtin interar, nga 2000 këmbë në 1000 këmbë, nëse ata janë midis 29 mijë dhe 41 mijë këmbë, lartësi nga Toka.
Kjo lejon rritjen e konsiderueshme të trafikut në një hapësirë të caktuar ajrore. Piloti që filmoi skenën ishte duke fluturuar, me sa duket, në 38.000 këmbë.