osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy alternativat studentëve të Mjekësisë këtë vit akademik: Diploma “peng” për 5 vjet tek spitali publik a privat, ose… paguaj koston e studimeve!

Dy alternativat studentëve të Mjekësisë këtë vit akademik: Diploma “peng” për 5 vjet tek spitali publik a privat, ose… paguaj koston e studimeve!

Këtë vit akademik studentët e Mjekësisë së Përgjithshme do të jenë përballë një përzgjedhjeje: Ose të paguajnë tarifën e plotë të studimit –

E cila këtë vit do jetë ndryshe – dhe të kenë lirinë e përzgjedhjes. Ose të firmosin marrëveshje me anë të së cilës do të jenë në listën prioritare të punësimit në institucionet shëndetësore shqiptare, ama do të jenë të detyruar ‘të lënë peng’ diplomën në atë institucion ku do të punësohen për një periudhë 2 – 5 vjeçare.

Tashmë ligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, i cili kaloi në heshtje nga presidenti Bajram Begaj, u publikua në Fletore Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit.

Studentët që firmosin marrëveshjen me ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionin publik të arsimit të lartë atëherë do të kenë mundësi të përfitojnë nga ajo që qeveria e ka quajtur ‘trajtim i veçantë’

Por çfarë parashikon ky trajtim i veçantë?

Nëse firmos marrëveshjen studenti i Mjekësisë ka përparësi në përfshirjen në programet sociale të strehimit. Po kështu i subvencionohen interesat e kredisë për strehim. Bëhet një përllogaritje si diferencë midis interesit të dakordësuar me institucionet financiare dhe interesit që paguan studenti sipas legjislacionit në fuqi për strehimin social.

Periudha e studimeve në specializimet afatgjata konsiderohet si periudhë punësimi në rast se studentët përfshihen në kuotat e pambuluara. Ndërsa për studentët e kuotave të mbuluara periudha e punësimit në Shqipëri konsiderohet detyrim i përmbushur.

Peng i privatit apo shtetit ose paguaj

Studenti që firmos marrëveshjen përfiton nga e drejta për të mospaguar tarifën e studimeve. Gjithashtu do të jetë në listën prioritare të punësimit në institucionet shëndetësore të Shqipërisë, qoftë publik apo privat, nga momenti i lindjes të së drejtës për punësim. Në këmbim, do të pranojë të lërë peng diplomën e tij në atë institucionin që do të punësohet derisa të përmbushë detyrimin e punësimit.

E kundërta ndodh me atë që nuk pranon marrëveshjen.

Studenti që nuk pranon të nënshkruajë marrëveshje për të punuar në një institucion shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, publik ose privat, nga data e lindjes të së drejtës për punësim paguan vlerën e plotë të kostos së studimeve” shkruhet në nenin 5 të këtij ligji.

Studenti i Vitit I, jo më pak se 5 vjet punë e detyruar
Nëse je student i vitit të parë në Mjekësi të Përgjithshme, atëherë koha e punësimit të detyruar, në profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor në Shqipëri është jo më pak se 5 vjet.

“Me këtë marrëveshje studenti pranon kalimin zyrtarisht të diplomës përkatëse të arsimit të lartë nga institucioni publik i arsimit të lartë, ku ka përfunduar studimet, në institucionin shëndetësor ku punësohet deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 5-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit të tërheqë diplomën universitare” thuhet në nenin 4, pika c të ligjit.

Studenti i Vitit të II – IV jo më pak se 3 vjet punë të detyruar

Studenti i vitit të dytë deri të katërt akademik nëse firmos marrëveshjen pranon për të punuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve për jo më pak se 3 (tre) vjet në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë. Po kështu pranon kalimin zyrtarisht të diplomës në institucionin shëndetësor ku punësohet deri në shlyerjen e detyrimeve për punësim sipas afatit 3-vjeçar, me të drejtën që pas përmbushjes së detyrimit të punësimit kandidati të tërheqë diplomën universitare.

Studenti i Vitit të V – VI jo më pak se 2 vjet punë të detyruar

Për studentët e vitit të pestë ose të gjashtë në këtë program trajtimi të veçantë përfitojnë nëse nënshkruajnë marrëveshjen për tu punësuar në profesionin e mjekut pas përfundimit të studimeve për jo më pak se 2 (dy) vjet në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë

Nëse shteti s’të gjen punë për 1 vit mund të marrësh diplomën?

Studenti që firmos marrëveshjen është në listën prioritare të punësimit. Në rast mospunësimi të tij brenda 1 (një) viti kalendarik nga data e lindjes të së drejtës për punësim sipas legjislacionit në fuqi atëherë konsiderohet i përmbushur detyrimi sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe ka të drejtën të pajiset me diplomën përkatëse universitare.

4 vitet akademike

Ligji shtrin efektet për 4 vite akademike. Që do të thotë, veç studentëve të vitit akademik 2023 – 2024, para përzgjedhjes do të vendosen edhe studentët e viteve akademike 2024 – 2025, 2025 – 2026, 2027 – 2028.

Qeveria cakton koston, Ministrite punësimin

Do të jetë Këshili i MInistrave me vendim, që do të përcaktojë koston e studimev dhe çdo mbështetje tjetër për studentët e këtij programi. Nga ana tjetër Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji do të nxjerrë udhëzimin për punësimin e studentëve.

Aplikuan 1813 maturantë

Janë1813 maturantë që kanë aplikuar këtë vit në këtë program për 464 kuota në total që ka ky universitet. Fillimisht maturantët i nënshtrohen një testimi informatizues. Grupi i parë,prej 60 maturantësh, iu nënshtrua testit të hënën e 14 gushtit, ndërsa do të vijojë deri më 23 gusht.

Mes tyre ka maturantë të cilët janë spektikë për marrëveshjen, disa u shprehën të gatshëm për ta firmosur, ndërsa të tjerë thanë se për ‘lirinë e përzgjedhjes’ ishin gati të paguanin koston e studimit, edhe pse ende nuk i dinin këto të fundit. Me përfundimin e konkursit të dhënat e kandidatëve do të hidhen në sistem nga Universiteti i Mjekësisë për t’u shpallur fituesit në datën 27 gusht.

Pr/ligji tashmë i kthyer në ligj me të cilin qeveria synon sigurimin e burimeve njerëzore për kryerjen e shërbimeve të shëndetit publik në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë ka ngjallur shumë debate në politikë e shoqëri. Presidenti Bajram Begaj vendosi ta kalojë në heshtje ligjin e miratuar në seancën e fundit maratonë (21 korrik 2023) të Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar.

Studentët e Mjekësisë e kundërshtojnë me forcë dhe kanë lajmëruar se do e çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Por deri atëherë këtë vit akademik, studentët, do vihen para dy alternativave: Të paguajnë koston e plotë të studimeve që më pas të kenë ‘lirinë e përzgjedhjes” apo të firmosin marrëveshjen që do u lehtësonte xhepat e studentit, por në këmbim do të ishin ‘peng’ për disa vjet i spitalit privat apo shtetëror në Shqipëri ku do të punësoheshin./ Shkruar nga Suela Gera