Dy aksidente janë regjistruar pasditen e sotme në Milot dhe Prrenjas, ndërsa bilanci është tetë persona të plagosur, por jashtë rrezikut. Në kryqëzimin e Milotit pasditen e sotme janë përplasur dy makina, ndërsa 6 persona raportohet se kanë mbetur të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Ndërkohë që edhe në aksin Prrenjas-Librazhd në fshatin Katjel u përplasën dy makina.
Sipas policisë, një 65 vjeçar banues në Velçan të Pogradecit duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA475GR, është përplasur me mjetin me targa AA 316LN me drejtues një 40-vjeçar nga Katjeli.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në Spitalin e Prrenjasit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.