Deputeti Vangjel Dule, u shpreh sot nga Bularati, në kortezhin e Konstandin Kacifas, se do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ekstremistit për t’i qëndruar pranë në këto ditë të trishta familjes së “heroit”.
Kryetari i PBDNJ-së, u kërkoi llogari shtetit me tone kërcënuese në media, se kërkon zbardhjen e kësaj ngjarje, edhe pse shteti ja ka dhënë përgjigjen këtij xhambazi kohë më parë.
Duke bërë nderimet për Kacifas, që “shëtiste” në fshat me kallashnikov dhe mbeti i vrarë nga kundërpërgjgjia që i dhanë forcat e policisë, Dule kërkon transparencë se pse e vranë një person që terrorizoi një fshat me grek dhe shqiptarë.
“Jemi sot në radhë të parë në këto momente të cilat janë momentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Konstandinos, me mamanë dhe babain dhe gjithë komunitetin.
Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit, por në të njëjtën kohë dhe vendosmërinë. Vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund.
Transparenca e kësaj çështjeje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por natyrisht që nuk do të humbasë”, u shpreh Dule.