osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Dukeshin të gjithë si të çmendur viktimat e drejtësisë së kohës së Berishës! Apo jo Elida Cangonji?

Dukeshin të gjithë si të çmendur viktimat e drejtësisë së kohës së Berishës! Apo jo Elida Cangonji?

Nga Alba Malltezi

Shumë shqiptarë e dinë mirë dhe nuk mund të harrojnë se ç’donte të thonte të kërkoje drejtësi në kohën e sundimit të Berishës dhe të familjes së tij. Ata pak që nuk dorëzoheshin dhe ngulnin këmbë, dalëngadalë konsideroheshin si të çmendur, si me probleme; edhe familja i konsideronte të tillë, pasi nuk dëgjonin të pranonin një zgjidhje, një marrëveshje pa shkuar në dyert e drejtësisë.

Dhe jo vetëm ata që kishin konflikt me interesat e familjes Berisha drejtpërdrejtë, por edhe ata që kishin konflikt me miqtë, servilat, shërbyesit, parrukieret e familjes Berisha, e kishin vërtetë pisk.

Ishte kështu me Elida Cangonjin, aktoren e mirënjohur shqiptare, e cila pati një konflikt prone. Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë nëse Elida pati apo jo të drejtë, por sa herë që ajo shkonte në polici, në prokurori, në institucione, pikërisht këto institucione të shtetit informonin kundërshtarin e saj që e kërcënonte:

“Ke shkuar në prokurori ëëë?! E ke kot! Unë e kam në dorë gjithë drejtësinë!” Dhe përballë këtij muri, kësaj çmendine të vërtetë që kishte ndërtuar me djallëzi familja Berisha (roli i të bijës në sistemin e Drejtësisë njihet, por ende nuk është hetuar mbi rrjetën e thurur me miqësitë e saj), pakkush mund të rebelohej dhe shumëkush izolohej apo kërcënohej, apo burgosej, apo konsiderohej si i shthurur, si trafikant, si mashtrues, nëse mbetej gjallë. Si Kosta Trebicka.

Elida Cangonjit nuk i kishte mbetur më asgjë veç medias, të paktën atë ditë në redaksi tregoi gjithë kalvarin e saj. Foli gjatë, u përlot, iku dhe parakohe nga kjo jetë pa mësuar nga drejtësia shqiptare nëse kishte të drejtë apo jo në atë konflikt pronësie.

Ndoshta jo, ndoshta pretendonte më shumë nga sa i takonte, ose e kundërta, duhet të merrte atë që i takonte, por ajo këtë përfundim nuk e dëgjoi dot. Nuk e lanë. Dyert i përplaseshin dhe kërcënimet nga njerëz me pushtet në drejtësi dhe institucione nuk mungonin.

Zamira Durda, Paro Laçi, Kosta Trebicka… për asye të ndryshme, por kanë të stampuar në trupin e tyre atë dhimbjen e përbashkët që krijon mungesa e dëshirës së një Shteti për t’i dëgjuar, për të qenë në krah të më të dobtëve. Elida Cangonji nuk është më, shumë të tjerë ikën nga kjo botë pa u dëgjuar nga drejtësia; ndoshta për Zamirën, për Paron e shumë të tjerë gjërat po ndryshojnë. Institucione të reja shqiptare po i dëgjojnë dhe familjes Berisha, dalëngadalë po i këputen një e nga një tentakulat.