Kreu i Forumit për Demokraci në Holandë Thierry Baudet, është i pakënaqur nga vendimi i Bashkimit Evropian që shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza.
Udhëheqësi i FVD tregon se ky vendim do të shkaktojë shumë probleme për Holandën, raporton media belge dagelijksestandaard.nl.
Në një postim në Twitter Thierry Baudet shkruan: “E pabesueshme. Shqiptarët tani edhe në Evropë pa vizë. Kjo do të thotë më shumë k.rime, emigrim i pakontrolluar, konkurrencë jo e ndershme për shoferët e kamionëve, etj. Çfarë i frymëzon b.udallenjtë që drejtojnë BE-në? #FVD”.
“Shqiptarë nuk do të kenë nevojë për vizë që të udhëtojnë në Bashkimin Evropian. Siç pritej, Komisioni Europian ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë holandeze”, njoftoi Ministri i Jashtëm Stef Blok pak ditë më parë.
Ministri i bëri kërkesë Komisionit Europian, pasi Dhoma e Përfaqësuesve kishte kërkuar anulimin e vizave për shqiptarë në Prill. Blok tashmë paralajmëroi se nuk kishte mbështetje të mjaftueshme brenda BE-së për një hap të tillë.
Që nga viti 2010, shqiptarët janë lejuar të udhëtojnë pa viza në BE.