osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Duka i futbollit krijon klan me Metën dhe Idrizin – Cfarë mund t’i bëjë bashkë këta tre “monstra”?

Duka i futbollit krijon klan me Metën dhe Idrizin – Cfarë mund t’i bëjë bashkë këta tre “monstra”?

Midis Edi Ramës dhe Erjon Veliajt ka herë pas here shkëndija mospajtimi, që shfaqen në takimet e gjysmëtakimet e ndryshme në promovimin e aktiviteteve të të rinjve në Tiranë. Në mbështetje të Veliajt më shumë del Ilir Meta dhe nuk është rastësi.

Në krah të Veliajt janë parë së fundmi edhe funksionarët e partisë së camëve, PDIU të Shpëtim Idrizit. Madje në këshill së fundmi në krah të Veliajt votuan funksionarët e PDIU-së, duke dalë nga rreshti i PD-së, që do të thotë ndryshe se edhe Idrizi i lëpihet fort “tepsisë” së Bashkisë.

Por poli i mëkatarëve kërkon dhe një tjetër personazh të kompletohet, dhe ai është Armand Duka. Duke shfrytëzuar imazhin e disa njerëzve me reputacion në futbollin kombëtar si Lorik Cana apo dhe lojtarë të tjerë, Duka gjithnjë e më shumë i afrohet politikës, domethënë “tepsisë” së pushtetit. Natyrisht, me të vëllanë në koalicion me Lulzim Bashën ai edhe moralisht duhet të jetë në krah të opozitës, por jo, Duka i futbollit ka zgjedhur polin që dinë t’a rrafshojnë “tepsinë”.

Edhe pse ka një pazar të hapur me Edi Ramën për kullën e stadiumit “Arena Kombëtare e Tiranës”, e cila është shndërruar në “mollë sherri” për shumë të pushtetshëm, duket se Dukës së futbollit i pëlqen më shumë lidhja me tre personazhe: Ilir Metën, Shpëtim Idrizin dhe Erjon Veliajn.

Duket qartë se ambiciet e Bosit të FSHF-së i tejkalojnë konturet e futbollit, ato shtrihen në politikë, po në atë pjesë të politikës ku shtrohet bujshëm “tepsia”, që sjell fonde nëpërmjet tenderave, koncesioneve dhe aktiviteteve në dukje publike.

Mbrëmjet gala në Pallatin e Brigadave, nën bekimin e Ilir Metës, por edhe financimet për kryeministrat e ish-kryeministrat, njërin nëpërmjet kullave të stadiumit e tjetrin nëpërmjet fondacioneve të familjes, janë dëshmi që tregojnë se Duka tani është aktor i fortë në politikë. Shkatërroi futbollin për të qenë afër tepsisë së pushtetit.

Përfundimisht dhe pa mëdyshje, të poshtrit në këtë vend kanë të gjithë një fytyrë. /Pamfleti Sport