Agron Duka emri i të cilit përmendet edhe në pasazhet e përgjimeve të Astrit Avdylaj tha se Durrësi përmendet vetëm pasi sot ka përgjime, por sipas tij ky fenomen është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ai shkon edhe më tej, duke “fshikulluar” edhe aleatët e tij të sotëm, se janë përkrahur nga njerëz me CV kriminale në zgjedhjet e kaluara.
Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Vasilit. Për këtë gjë Vasili ka kërkuar fakte.
“Nuk më shqetëson asgjë që nuk është fakt. Ku janë faktet? Ne i kemi ndenoncuar faktet kundër Rilindjes edhe në 2017. Po të kishim pasur iluzione me’ Rilindjen’ ne do të ishim në aleancë me ta. Në e dinim çfarë do të ndodhte”, tha ai në Fax News.
Por Vasali ka rrëshkitur dhe harron se janë dhjetëra hajdut dhe kriminel që ka kryer krime të rënda duke qenë pjesë e LSI dhe duke u promovuar si drejtora të rëndësishëm të saj dhe sot janë pas hekurave.
A mund të krahasohet Drejtori i shërbimit të Transportit të Sarandës Eskobari i Ballkanit me Niçen një njeri i zbuluar së fundi se ishte i akuzuar si pjesë e botës së krimit?!