osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Duhet ta rrihet me kujdes”?! Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec, gjykata për pak sa nuk e nxorri të pafajshëm autorin: Vrasje nga pakujdesia! Lirohen 3 bashkëpunëtorët e tij

“Duhet ta rrihet me kujdes”?! Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec,  gjykata për pak sa nuk e nxorri të pafajshëm autorin: Vrasje nga pakujdesia! Lirohen 3 bashkëpunëtorët e tij

“Arrest me burg” për autorin e dyshuar të vrasjes së 42-vjeçarit Eglantin Proga, i cili akuzohet se ka dhunuar duke i shkaktuar dëmtime fatale viktimës, duke te humbja e jetës. Denis Meçe, 29 vjeç, doli sot para togave të zeza në Gjykatën e Korçës, ku u njoh dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ndërkohë, për krimin e rëndë janë arrestuar dhe tre persona të tjerë, një ditë pas ngjarjes. Gjykata dhe Prokuroria kanë lehtësuar akuzën ndaj autorit të krimit duke e klasifikuar si “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa Policia në njoftimin më herët e kishte referuar si “vrasje me dashje”.

“Detyrim paraqitje” u dha edhe për tre personat e tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja është e rrethuar me mjaft hije dyshimi. Në fillim u raportua si një vdekje aksidentale, me pretendimin se 42-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në tokë e më pas humbi jetën në spital. Vetëm pasi Proga humbi jetën në spital ngjarja u raportua si vrasje dhe nga hetimet më pas rezultoi se ai ishte dhunuar brutalisht nga 29-vjeçari Denis Meçe.

Njoftimi i Policisë së Korçës ku Denis Meçe akuzohej për “vrasje me dashje”

“Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar. Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1 Pogradec gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Denis Meçe, 29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin Eglantin Proga 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi Denis Meçe, 29 vjeç, pas konflikt është larguar nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për Krimet Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njoftoi policia më 10 gusht.