Në më pak se 8 muaj tokën shqiptare së shumti nga Rinasi e kanë rishkelur 53 persona të cilët prej dekadash i shmangeshin drejtësisë.
Pak muaj pasi ishte ulur në zyrën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla nisi kontakatet për të patur më Interpol një marrëdhënie të drejtpërdrejtë.
13 nëntori i vitit 2023 e gjeti Ballën në zyrat qendrore të Interpol në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm Jurgen Stock.
Në këtë takim Balla depozitoi një listë me “MostWanted” duke kërkuar nga Interpol që të mbështes Shqipërinë për të kapur dhe vënë përball drejtësisë personat e kërkuar nga ligji.
“Kemi tashmë një listë personash në kërkim nga drejtësia shqiptare për krime të rënda të cilët fshihen prej vitesh, siç janë një numër i caktuar personash në Emiratet e Bashkuara apo në Amerikën Latine, ndaj të cilëve së bashku me Interpol na duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Ekstradimi i tyre, përfshirë persona të cilët janë aktualisht të ndaluar si në Turqi, Francë, Emiratet e Bashkuara, Kore e Jugut etj. drejt Shqipërisë duhet të realizohet sa më shpejt”, shkroi Balla në rrjetin e tij social Facebook.
Pak ditë pas vizitës së Ballës në Lion në Shqipëri më 16 Nëntor 2023 u soll Behar Bajri.
Policia njoftoi se “43-vjeçari i ekstraduar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e tyre në vendet ku ata duhet të kryejnë dënimin”.
Me një sërë vendesh Shqipëria ka mungesë të një marrëveshje direkte ekstradimi. Kjo bën që personat e kërkuar nga ligji, njohur si kriminel apo bosët e krimit të jenë një hap përpara duke zgjedhur jo pa qëllim këto vende përfshi edhe Dubain.
Por kontaktet direkte dhe diplomacia politike bënë që pas takimit të nëntorit i pari që u soll në Shqipëri nëpërmjet depërtimit nga vendi ku fshihej të ishte vrasësi me pagesë Ruben Saraiva.
Saraiva pasi u përfshi në vrasjen e Ardian Nikulaj u largua në pak orë drejt Greqisë për tu strehuar në Marok.
Vendosja e një kontakti direkt ndërmjet ministrit Balla Interpol dhe Ministrit të Brendshëm Maroken bëri që Saraiva tashmë në qelitë e paraburgimit në Shqipëri të mbërrinte në Tiranë më 31 dhjetor 2023 me pranga në duar.
Më 6 Janar 2024 do të ekstradohej nga Franca 52-vjeçari i njohur me pseudonimin “Bebi” shtetasi Fraklin Xhelaj.
Në 14 Janar në Shqipëri u ekstraduan dy shtetas të cilët sipas policisë ishin të përfshirë në botën e narkotrafikut, përkatësisht 48-vjeçari Arben Cufe, i akuzuar si organizator i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi si dhe Shtetasi Gjergj Luli, 32 vjeç i cili bashkëpunim me shtetasin A. L., dyshohet se ka transportuar dhe më pas i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, për 200 000 euro, shtetasve R. Z., dhe Gj. Z., të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur këtë sasi lënde narkotike, në zonën e Bergamos, Itali, në periudhën mars-nëntor të vitit 2016.
Më 31 Janar nga Italia Romë drejt Tiranës u ekstradua Paulin Simoni 39 vjeç. Simoni ishte shpallur në kërkim pas dënimit dhënë nga drejtësia shqiptare me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Këto janë pamjet se si më 7 Mars 2024 orët e para të mëngjesit pak muaj nga pika kalimit kufitare prej të cilës u arratis Gëzim Cela ai sillet me pranga në duar.
Çela u arrestuar në Ferizaj dhe në kuadër të operacionit “Fund i Trishtë” ai u vua para drejtësisë pas më tepër se 1 dekade në arrati. Këtë herë Çela u kap pas një kërkimi nga SPAK ku ai dyshohet se ishte drejtues i grupit kriminal në Fushë Kuqe të trafikut të drogës.
Por sa është numri i të ekstraduarve apo të kthyerve nga vëndet ku fshiheshin drejt shqipërisë?
Sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit emisioni “FactCheck” mëson se janë 52 persona në 8 muaj:
Ekstraduar/Transferuar nga vende të tjera drejt vendit tonë, nga data (15 Korrik- 31 Dhjetor 2023)- gjithsej 37 persona.
Ekstraduar/ Transferuar nga vende të tjera drejt vendit tonë (01 Janar – 29 Shkurt 2024) – gjithsej 15 persona