osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Duam betimin e tij me çdo kusht”! “Gera-Petriti” grek vazhdon broçkullisjet për Fredi Belerin, ministrja i’a pret shkurt: Sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr Beleri nga burgu!

“Duam betimin e tij me çdo kusht”! “Gera-Petriti” grek vazhdon broçkullisjet për Fredi Belerin, ministrja i’a pret shkurt: Sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr Beleri nga burgu!

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, në një deklaratë për gazetarët grekë pas pjesëmarrjes së tij në takimin informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Toledo ka theksuar se është diskutuar edhe çështja e Fredi Belerit.

“Çështja e mbajtjes së përkohshme në mënyrë të padrejtë të Fredi Belerit, dhe që pengon betimin e tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, tashmë është ngritur nga Ministria e Jashtme, nga unë, në të gjitha forumet e mundshme.

Të gjithë ministrat e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Stoltenberg, janë informuar personalisht. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian gjithashtu janë informuar në mënyrë të plotë” – ka thënë kreu i diplomacisë greke.

Sipas Athinës zyrtare çështja e betimit të Belerit nuk është një çështje e drejtësisë, por e vullnetit politik.

“Për çështjen e zotit Beleris, dua të theksoj se, pavarësisht nga çështja e vendimeve gjyqësore, pavarësisë së drejtësisë shqiptare, këtu shtrohet çështja e paraburgimit që e pengon atë të marrë detyrën.

Kjo është një shkelje e qartë e prezumimit të pafajësisë, e shtetit të së drejtës, e të drejtave politike të tij dhe të qytetarëve të Himarës që e zgjodhën atë.

Dhe dua të theksoj se kjo çështje, veçanërisht betimi dhe marrja e detyrës nga zoti Beleris, nuk ka të bëjë me funksionin gjyqësor në Shqipëri, por është thjesht një çështje vullneti politik, nga ana e qeverisë shqiptare” – tha ministri i Jashtëm grek.

Ai tha se Athina nuk do të ndalë përpjekjet e saj për këtë çështje.

“Greqia do të vazhdojë të shfrytëzojë çdo mundësi, në mënyrë që të mundësohet betimi i z. Beleri si kryetar bashkie dhe të shprehet në mënyrën më të mirë vullneti i banorëve të Himarës, ashtu siç erdhi përmes zgjedhjeve të saj bashkiake të 14 majit” – përfundoi ministri i Jashtëm grek.

Pak orë më pas erdhi përgjigjja e Tiranës zyrtare nëpërmjet ministres së Jashtme Olta Xhaçka në Twitter. Ajo këmbëngul se nuk bëhet fjalë për një çështje të vullnetit politik, por të drejtësisë.

“Nuk ka mundësi që miqtë dhe fqinjët tanë grekë të jenë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë të rrëzuar nga gjykatat shqiptare dhe të qartë për miqtë e partnerët e tjerë, të cilët thonë se kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare!

Organet e reja të drejtësisë shqiptare kanë folur qartë me vendimet e tyre dhe qeveria shqiptare ka folur qartë po ashtu: Çështja e betimit të kryebashkiakut të ndaluar nga drejtësia është një çështje e drejtësisë. Jo e qeverisë shqiptare. As e qeverisë greke.

Homologut tim grek për të cilin kam shumë respekt, i kam thënë se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar. Dhe sipas ligjit shqiptar, s’ka vullnet politik që e nxjerr zotin Beleri nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëj betimin si kryebashkiak. Me keqardhje po kjo është kështu dhe vetëm kështu” – shkruan Xhaçka.