Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy shqiptaret që mbrëmë pushtuan MTV EMA 2018 që u mbajt në Spanjë, shkruan KultPlus.
Dua Lipa e cila ishte e nominuar në katër kategori, doli nga kjo ngjarje e madhe me trofeun e “Best pop”, ndërsa Bebe Rexha elektrizoi mbrëmjen me një performancë të mahnitshme të këngës “I’m A mess”.
Pas mbrëmjes të dy shqiptaret kanë vazhduar mbrëmjen së bashku me miqtë e tyre, ku kanë hedhur valle shqipe duke krijuar një atmosferë të veçantë.