osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Dua babin, jo foton e tij”! Vrasja e shqiptarit për një vend parkimi, flasin familjarët: Fëmijët po vuajnë shumë, nuk e dinë ende si ka ndërruar jetë!

“Dua babin, jo foton e tij”! Vrasja e shqiptarit për një vend parkimi, flasin familjarët: Fëmijët po vuajnë shumë, nuk e dinë ende si ka ndërruar jetë!

Pas gati një muaj nga vrasja e një 39-vjeçari shqiptar në Greqi nga fqinji i tij, gjatë një konflikti për një vend parkimi, familjarët e shqiptarit kanë folur së fundmi për ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë për mediat greke, bashkëshortja e 39-vjeçarit ka treguar vështirësitë me të cilat po përballet, si dhe për tronditjen që kanë përjetuar tre fëmijët e saj nga humbja e të atit, dhe faktin që ata ende nuk e dinë mënyrën se si ai ndërroi jetë.

“Fëmijët e dinë që babi ka ikur, por jo si, sepse unë nuk jam gati”, shprehet e veja e 39-vjeçarit. “Ishte e çuditshme, sa herë ai puthte fëmijët dhe na përshëndeste, atë ditë na puthi dhe tha “shihemi përsëri në mbrëmje”, gjë që nuk ndodhi kurrë”, ka deklaruar ajo.

“Me kalimin e kohës mungesa e tij në shtëpi është gjithnjë e më e dukshme”, tha ajo, ndërsa ka treguar se fëmija i tyre i vogël po e ndjen edhe më shumë mungesën.

“I vogli sa herë shkon në shtrat për t’u shtrirë thotë “dua babin jo foton e tij”. Është shumë e vështirë për fëmijët”, tregon ajo, duke theksuar se “Vangjelis iku në moshën 39-vjeçare dhe fëmijët e mi po vuajnë”.

Ndërkohë vëllai i të ndjerit mes emocionesh ka treguar mungesën e të vëllait në familje dhe ditët e vështira që kanë kaluar, ndërsa ende e ka të vështirë ta pranojë humbjen e tij.

“Ai ishte shoku im më i mirë, babai im. Ishte gjithçka për mua”, është shprehur vëllai i 39-vjeçarit, duke theksuar se Vangelis ishte një njeri që kujdesej për familjen dhe punën e tij, dhe nuk kishte lënduar kurrë askënd.

“Ai shkonte në punë nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të natës për të ushqyer fëmijët e tij. Më mungon buzëqeshja e tij ”, deklaron ai me dhimbje, duke shtuar se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar familjen e vëllait të tij të ndjerë.

Kujtojmë së ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 15 shtatorit, jashtë një parkingu në rrugën Praxitelous 147, ku viktima ka debatuar më një 65-vjeçar, ndërsa ky i fundit është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë, ku dhe e ka qëlluar shqiptarin dy herë në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.