Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u pyet sot nëse PS i druhet SPAK-ut dhe përshkallëzimit të veprimeve të drejtësisë së re.
-Druheni se SPAK do përshkallëzojë veprimet ndaj PS?
“Nuk e kuptoj pse i përmendni emrat. Nuk kam kuriozitet për këtë çështjeje. Ne zyrtarët nuk i ndajmë me parti, as i mbrojmë. Ja ku jemi drejtësia e re po jep frytet e para.
Është e vështirë të ndryshosh mendësi. Ngritjen e Komisionit ne e kemi votuar sepse nuk kemi gjë për të fshehur.”, u shpreh Spiropali.