Në ditën e gjashtë të protestës, të zhvilluar ditën e sotme ka pasur pjesëmarrje shumë të pakët qytetarësh, ku ka pasur edhe pjesëmarrje të të miturve.
Deputeti socialist Alket Hyseni tha se presioni ndaj liderëve politikë, Bashës e Kryemadhit dha efekt.
“Zhurmuesin mund ta bëj kushdo. Entoni është prekur se nuk ka pasur rrëmujë dhe i dhemb kjo, kur them Entoni nuk e kam me Entonin. Ligji për policinë e shtetit është respektuar gjatë protestës.
Është një protestë që u motivua si pasojë e një veprimi e nje polici të vetëm i cili nuk mund të baltosi punën e policisë, por le t’ja lemë hetimin se deri ku është shkelur ligji.
Policia ka qenë në krye të detyrës. I përshëndes protestuesit për protestën e qetë, por sërish janë në shkelje të ligjit sepse jemi në kuadër të disa masave anti Covid. Nuk bëj dot analizë të numrave, por presioni që është bërë ndaj aktorëve politikë nga përfaqësuesit e huaj në Shqipërika dhënë këtë efektin e sotëm”, u shpreh Alket Hyseni për Open.