osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Droga”/ Çfarë ka ndodhur në 20 vitet e fundit në Shqipëri sipas amerikanëve?

“Droga”/ Çfarë ka ndodhur në 20 vitet e fundit në Shqipëri sipas amerikanëve?

Historia e kultivimit dhe trafikimit të drogës përmes Shqipërisë është një histori e vjetër, e cila ka zanafillën e saj që në rrëzimin e regjimit të kaluar.

Ndër vite, Shqipëria ka qenë herë pas here një bazë për trafikun e heroinës afgane, një qendër për trafikun e drogës dhe qënieve njerëzore apo një prej prodhuesve kryesorë, falë “fabrikës” së Lazaratit.

Por, a ka ardhur duke u përmirësuar apo duke u rënduar ky problem? A ka të drejtë opozita kur thotë se Shqipëria po përmbytet nga droga apo qeveria, që tregon rezultate të qarta në luftën kundër narkotikëve?

Arbitri më i mirë për këtë janë raportet e përvitshme të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe gjykuar tek ato, vendi ynë ka bërë një përparim të ndjeshëm në luftën e këtij fenomeni gjatë 5 viteve të fundit.

Për vitin 2018, përfundimi kryesor është që “numri i arrestimeve dhe sasisë së kapur është rritur në mënyrë dramatike”.

Shqipëria vazhdon të jetë një vend tranzit në rrugën e drogës, por ky raport gjithashtu thotë se këto rezultate i detyrohen një vullneti politik të ripërtërirë. Mungesa e vullnetit politik për të luftuar drogën ishte pikërisht kritika kryesore e të njëjtit raport për vitin 2012.

Ndërkohë, në vitet paraardhëse, evidentohej vazhdimisht se Shqipëria po shndërrohej në një vend kyç të trafikut të drogës dhe qënieve njerëzore drejt Europës dhe se ky fenomen ndodhte me vetë bekimin e politikës.

“Lexo.al” ka nxjerrë raportet e DASH për Shqipërinë në 20 vitet e fundit, në të cilat lexohet si më poshtë:

2018
Numri i arrestimeve dhe sasisë së kapur të drogës është rritur në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit, e udhëhequr kryesisht nga përpjekjet e brendshme të ndikuara nga presioni ndërkombëtar në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

2017

Shqipëria mbetet një vendburim i prodhimit të marijuhanës, si dhe një vend tranzit për kokainën dhe heroinën me destinacion tregjet ndërkombëtare. Ndërsa autoritetet kanë raportuar një rritje të ndjeshme në shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit në 2016, gjithashtu raportohet për një rritje të kultivimit brenda vendit.

2016

Autoritetet shqiptare kanë raportuar një rritje mbresëlënëse të sasisë së kapur dhe personave të arrestuar, një trend i nisur që në vitin 2014. Ky sukses mund t’i abtribuohet bashkëpunimit me njësitë italiane të mbikqyrjes dhe me një përkushtim më të madh politik në luftën kundër drogës.

2015
Numri i sasisë së kapur dhe arrestimeve është rritur në mënyrë dramatike gjatë vitit 2014. Kjo mund t’i abtribuohet bashkëpunimit me njësitë italiane të mbikqyrjes dhe me një përkushtim më të madh politik në luftën kundër drogës.

2014
Në vitin 2013, volumi i prodhimit të drogës ruajti nivele të qëndrueshme. Përmirësimi i teknikave policore solli një rritje të numrit të arrestimeve dhe sasisë së kapur të narkotikëve,

2013
Shqipëria është një vend tranzit për kanabisin, heroinën dhe kokainën e destinuar për tregjet europiane. Rritja e përpjekjeve të autoriteteve shqiptare solli një rritje të numrit të arrestimeve dhe sasisë së kapur në vitin 2012. Pavarësisht rritjes së sasisë së kapur, burokracia e tepërt dhe sistemi i dobët gjyqësor rezultuan në një numër të ulët dënimesh. Nga 729 persona të arrestuar, vetëm 56 u dënuan.

2011
Dëshira e Shqipërisë për të fituar liberazimin e vizave me BE-në si dhe pranimi në NATO në 2009-n kanë motivuar qeverinë për të realizuar disa reformat të rëndësishme. Megjithatë, natyra fraksionale e politikës shqiptare dhe zhvillimi i ulët i shoqërisë civile kanë dëmtuar këto përpjekje.

2010
Shqipëria është një vend tranzit për trafikantët, kryesisht ata që lëvizin heroinën afgane nga Azia Qëndrore në destinacionet europiane. Në 2009-n, numri i heroinës së kapur njohu rritje, por numri i marijuhanës së kapur u ul. Përpjekjet për luftimin e këtij fenomeni vazhdojnë të pengohen nga korrupsioni epidemik në të gjithë nivelet e qeverisjes.

2009
Kultivimi i kanabisit është zhvendosur gjerësisht në zonat malore të vendit. Qeveria e Shqipërisë, nën presion ndërkombëtar është përpjekur të realizojë disa reforma, por *përballja më agresive me elementët kriminalë pengohet nga mungesa e resurseve dhe korrupsioni epidemik”.

2008

Shqipëria mbetet një vend tranzit për drogën afgane. Kultivimi i kanabisit është zhvendosur gjerësisht në zonat malore të vendit. Qeveria e Shqipërisë, nën presion ndërkombëtar është përpjekur të realizojë disa reforma, por *përballja më agresive me elementët kriminalë pengohet nga mungesa e resurseve dhe korrupsioni epidemik”.

2003
Trafiku i drogës është një problem serioz për Shqipërinë. Grupe të krimit të organizuar, duke përfituar nga pozita e favorshme gjeografike, përdorin Shqipërinë për bazë për trafiqet e tyre. Sistemi i dobët gjyqësor, policia e dobët dhe një kufi gjerësisht i pakontrolluar favorizojnë grupet kriminale.

1998
“Trafiku i drogës, kultivimi i saj, si dhe pastrimi i parave janë një problem i njohur prej kohësh, por gjithmonë e më serioz për Shqipërinë. Rebelimi popullor i vitit 1997 dhe mungesa e kontrollit mbi kufijtë kanë favorizuar lulëzimin e trafikut të drogës./LEXO.AL