Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI -së Monika Kryemadhi protestën e djeshme e komentuan si më ta madhen të mbajtur ndonjëherë.
Të ashpër kanë qenë qytetarët me Kryemadhin në rrjetet sociale si përgjigje ndaj statusit të saj.
Ata i kanë kujtuar se katër vite më parë ajo ka qenë në pushtet, ndërsa tani do ta çojë vendin në humnerë.