osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dritan Zagani, nga roje droge në Vlorë në roje pylli në Zvicër

Dritan Zagani, nga roje droge në Vlorë në roje pylli në Zvicër

Dënimi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka nxjerrë edhe një herë në skenë ish oficerin e policisë, Dritan Zagani, një personazh i dënuar për dekonspirim të aksioneve të policisë, që shiste informacionet me para, shërbente si mburojë për trafikantët e drogës, manipulonte aksidente dhe implikohej në lloji-lloji punësh të pista.

Ashtu si me rastin ‘Babale’, kundërshtarët e Tahirit himnizuan dhe kthyen në hero Zaganin e trafiqeve, i cili nga roje kanabisi në Vlorë sot ka përfunduar në roje pylli në Zvicër, për t’i shpëtuar vuajtjes për dy dënime në Shqipëri.

Pas dënimit të Saimir Tahirit, dënim i cili duket se nuk ka lidhje me veprën penale që iu atribuua, por për të dhënë një mesazh në ndëshkimin e kokave të korrupsionit, nxori edhe një herë kokën nga arratia Zagani. Ish oficeri i policisë nisi të japë leksione dhe mendime se kush duhet të dënohet, duke e vizatuar veten si një punonjës që denoncoi lidhjet e ministrit me trafiqet.

Po si qëndron e vërteta?

Në nëntor të vitit 2018, ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, Dritan Zagani është deklaruar fajtor dhe dënuar me 4.6 vite burg për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Gjykata e gjeti fajtor Zaganin pasi shiste informacionet e policisë tek persona të huaj, në këmbim të pagesave, duke dëmtuar hetimet e policisë për trafikun e drogës. Për këto informacione, Zagani shpërblehej financiarisht, ndërkohë që shumë nga këto informacione nuk i referonte tek eprorët e tij në Fier dhe Drejtorinë Qendrore në Tiranë.

Në 3 maj 2014, Zagani, me urdhër të Krimeve të Rënda është arrestuar nga policia për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Në një rast në vitin 2014 Dritan Zagani ka sabotuar një aksion që po ndiqej nga Krimet e Rënda dhe agjentët e policisë së Shtetit, ku synimi i tyre ishte zbulimi i të gjithë anëtarëve të grupit. Ky rast hetimor u ndërpre në mes, pasi në Fier ka ndërhyrë Zagani, duke arrestuar dy persona dhe duke dekonspiruar aksionin e madh.

Para dënimit me 4.6 vite burg, Zagani është dënuar edhe një herë tjetër me 3 vite burg për akuzën e “Largimit nga vendi i qëndrimit të detyruar”. Vetëm pasi rrezikonte dënimin dhe ishte kapur duke shitur aksionet e policisë, Zagani u largua në Zvicër, ku u kujtua të denonconte Saimir Tahirin.

Sipas burimeve, Zagani punon si rojtar pylli në Zvicër, ku ndërsa i kujtohet vetja si roja droge në Fier dhe Vlorë, flet herë pas here dhe jep mesazhe për zhvillimet në Shqipëri./Pamfleti