Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli u pyet gjatë një interviste se si do t’i përgjigjej një ftese të mundshme nga Partia Demokratike. Leli thotë se nuk e ka menduar kurrë një gjë të tillë.
Ndërsa u pyet mbi përplasjet e javëve të fundit me kryeministrin Edi Rama, Leli e cilësoi veten një njeri të gjerë që shikon me shumë hapësirë gjërat që ndodhin.
“Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës. Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës”, shprehet ai në “Edicioni Veror” në ABC News.
Nëse do të afronte PD do shkoje?
Nuk ka lidhje fare. Nuk është gjë që e kam menduar dhe nuk më shkon në mendje
E kishe menduar që punët do shkonin kështu?
Po shkon në një drejtim që qyteti e ka pritur dhe mirëpritur. Do ketë hapa që do e bëjnë Vlorën më të mirë