Gazetari Dritan Hila ka komentuar dje në një studio televizive, nismën e marrë kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim për ndërhyrjet e saj në drejtësi.
Ai u shpreh se në drejtësinë shqiptare po bëhen shkelje nga më të mëdhatë dhe një ndërhyrje e ambasadores amerikane nuk mund të jetë kurrsesi e pavend. Hila tha se gjyqtarët dalin në mëngjes me lekët e kafes në xhep ndërsa kthehen në shtëpi me miliona dhe kjo është gjëja për të cilën duhet të shqetësohemi.
Madje, gazetari u shpreh se këtë peticion po mbështesin dhe nxisin vetëm persona që mendojnë se do të jenë objekt hetimi. Hila i bëri thirrje SPAK që të hetojnë Berishën, pasi ka bërë shkelje shumë të mëdha ligjore, ku më e hapura sipas tij, është ajo e gazsjellësit për të cilin nuk merret asnjë taksë. “Luftën kundër Yuri Kim e nxisin disa plehra që mendojnë se do të jenë objekt hetimi.
Nuk dua të themi jemi dembel se jam pjesë e këtij populli, por problem është se pasi dolëm në 1912 elitat ishin vetëm disa që vinin 3 muajt e verës dhe paratë që merrnin i luanin në kazino. Ça do bëje ambasadorja? Berisha po i vë të gjitha përballë një fakti të kryer, krahu i Alibeajt më duket gjë qesharake që pret a e dha vendimin apo jo gjykata. Unë mendoj se PD-ja dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin.
Berisha do të jetë i vetmi gjel, amerikanët nuk të bien dot në pushtet, politikën nuk mund ta mbjellësh, do ambientin e vet. Ata nuk të sjellin dot në pushtet por mund të mbajnë larg pushtetit. Nuk po i hy gërdecit apo temave të tjera, po përmend vetëm projektin e TAP-it qe kalon në vendin tonë dhe nuk i marrim asnjë taksë, këtu duhet të ndërhyjë SPAK-u dhe të marrë negociatorin se pa usdajën e Berishës dhe Metës nuk bëhej një gjë e tillë. Unë po pres që SPAK-u të kapi dhe të hetojë të gjithë.
Berisha është njeriu që po destabilizon prapë vendin dhe ku i gjen ai këto lekët që bën të gjitha këto gjëra? Sipas DASH, hajduti më i madh është Berisha dhe duhet të hetohet nuk mund të hedhësh firma pa e parë ca po firmos. PD nuk është më parti ideologjike, merret me ndonjë thashetheme apo me Lul Bashën. Është në prag të një ‘Big Bangu’ të ri”, deklaroi ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila.