osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drita Pelingu, 83 vitet në skenë të divës shqiptare –

Drita Pelingu, 83 vitet në skenë të divës shqiptare –

Ka njerëz që edhe me mungesën e tyre bëhen prani. Miqësia jonë me zonjën Drita Pelingu ishte fine, delikate, me fijëza artistike, që lidhnin shpirtrat tanë, me orë të kaluara bashkë në mënyrë cilësore dhe argëtuese. Zysh Drita dinte të dhuronte kohë bukur, kujdesej deri në imtësi për gjithçka. Prandaj tani, sa herë kaloj nga nga rruga e Durrësit, ngre kokën lart gjithnjë, me idenë se mos shoh portretin e saj të kuruar me kujdes, në ballkonin që binte mbi rrugë.

Ajo nuk është natyrisht….por mua më ndjek imazhi i saj, pritja pothuajse mondane në shtëpinë e vet, shalli i hedhur krahëve, bisedat e mençura, batutat e shpenguara dhe plot humor, qëndrimi i bukur në karrigen pranë meje në Teatër, kur ndiqnim shfaqjet sëbashku, lokalet e preferuara në natyrë, ankthi im kur ngjitej në skenë, analizat perfeksioniste të çdo emisioni Arratie të së shtunës në drekë, kujdesi i saj për të qenë e kuruar edhe kur ishte sëmurë, shkrepja e fotos së fundit sëbashku…dhe zëri i saj, zëri i saj i bukur, jo vetëm në skenë. Drita Pelingu artikulonte cilësi të menduari dhe të jetuari, prandaj dhe rivjen shpesh tek unë. I referohem vazhdimisht çasteve, ngjarjeve dhe kohës që kalova me Të, dritës që përftova prej Saj…

Muaji Gusht ma sjell gjithmonë në mendje aktoren e dashur Drita Pelingu, që lindi në Dhjetor e ikur përgjithmonë në Tetor të 2013. Gushti është muaji i takimit tim të fundit me Të.

Me zysh Dritën na njohu profesioni dhe na mbajti në miqësi që e kaliti profesionalizmi. Ajo zotëronte artin e miqësive të rralla dhe me vlera. Sejcilit i jepte pjesëzën që i takonte dhe si një Zonjë e kujdesshme mbante me delikatesë fijëzat e miqësive shumëplanëshe. E mençur, rigoroze, e zonja në profesion, artiste në skenë por edhe në shpirt, kishte gjetur sekretin e një rinie dhe energjie të përjtshme: bashkëpunimin me studentët që ndërroheshin vit pas viti duke mbetur miq të saj.

Viti 2004. Trokas në derën e zysh Dritës. Pallati në hyrje të rrugës së Durrësit. Kati i katërt. Duhej ta hapja me kujdes portën hyrëse e po ashtu ta mbyllja. “Për të tjerat kujdesem unë” më tha në telefonatën e paratakimit. I bie ziles, në orën e caktuar. Drita, me pamje zonje shtëpie, e veshur krëk, me një shall skenik hedhur krahëve më jep përqafimin mirëseardhës. Më impresionoi me gjithçka: qëndrimin, nivelin elitar të bisedës, gotat fine të martinit, arkivin personal të sistemuar, dashurinë për bukuroshin Hysen Pelingun rrëfyer në faqet e ditarit të saj rinor, fotot impresionuese si të një aktoreje të huaj, ku spikasnin vetullat e harkuara dhe qerpikët me rimel.

Për një moment në dhomë hyri vajza e aktores, Jaroshka. I kërkoi me delikatesë të bijës të mos e shqetësonin se ishte me mua.

Asnjëherë, edhe më vonë, nuk e kam parë ta ngatërronte anën profesionale me atë personale. Dhe në atë vit të vështirë kur brenda një muajit humbi fatalisht vajzën dhe mbesën, ndonëse në një pikëllim të thellë prej mëme dhe gjysheje, llogjika e fortë e çoi tek puna. Një pasdite, ndërsa e përqafoja fort për mbështetje, më ftoi të dilnim në ballkon. Zija e saj ishte çarmatosëse duke filluar nga sytë.

“Më të lehtë e kam të hidhem, ja tani, nga kati i katërt e të bie aty, në mes të makinave, të tmerroj njerëzit dhe t’i jap fund tmerrit tim. Po a ia vlen? A i kthej dot shpirtrat e mi? Prandaj dua t’i kushtohem punës, të gjej pak paqe të trazuar vetëm tek puna!”

Dhe mbeti dinjitoze deri në fund. Profesioniste si ajo! E përkushtuar pas artit të fjalës, deri në detaj. Dyshuese për përsosmëri, ndonëse ishte në majat më të larta.

Jeta ime me Të fillon me një gotë martini e bisede elitare për të vazhduar më pas me xhirimet në Akademinë e Arteve ku asokohe ende jepte mësim, në paskuintat e Teatrit Kombëtar ku grimohej për rolin e radhës, në sallën e dashur të po këtij Teatri, ku kishte interpretuar e vazhdonte me përkushtim të interpretonte ndonëse i kish kaluar të tetëdhjetat. Madje në një nga rastet kur i kemi shkuar në spital sëbashku me miken Meri Lalaj, mjekja Ora Pelingu, njëkohëshëm bijë e zysh Dritës na u lut vetëm për një gjë: “Mos i ngrini mendjen mamasë se do mund të ngjitet sërish në skenë.

Binduni, ju dhe ajo se tashmë është e pamundur ringjitja në skenë. Thjesht duhet menaxhuar sëmundja.

“Ishte aq serioze në kërkesën e saj doktoreshë Ora sa ne u bindëm realisht për situatën, pavarësisht se në dhomën e spitalit të rregullur enkas për zysh Dritën ku nuk mungonin lulet dhe kolltuku hijerëndë i vendosur për aktoren, ne aktruam paksa.

Nga ngacmimet e herëpasherëshme dhe e bindur se do ringjitej sërish në skenë, zysh Drita më pohonte se për Të skena ishte magji, “burim i forcave të mia”.

E dëshmoi këtë me një ndodhi të kohëve të vona, kur ishte ftuar nga drejtori i Teatrit Shqiptar në Maqedoni të merrte pjesë në festivalin mbarëkombëtarë të teatrove në Dibër, si anëtare e jurisë. Në atë kohë kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Katër ditë pasi doli nga spitali, e morën përsëri në telefon dhe Drita Pelingu, në vend që ta anulonte, pasi plaga kishte ende nevojë për mjekim, vendosi të shkojë. Sepse ishte e bindur se kjo qe thirrja që i bënte skena me magjnë e saj. Sipas Drita Pelingut, asnjë mjek, asnjë lloj mjekimi nuk të pajis me forca të tilla, që të përballosh sfidat e jetës! Është kjo skenë që e ka bërë të ndjehet triumfuese dhe të lumtur deri në fund të jetës.

I ndrinin sytë kur fliste për rolin e saj të fundit, realizuar në moshën tetëdhjetë e tre vjeçare.

Qe janari i vitit 2009 kur legjenda e skenës dha premierën e monodramës ruse, të një autori hebre me banim në Angli, një vepër e shkëlqyer me 36 faqe të daktilografuara, që zgjaste 1 orë e 25 minuta dhe aktronte vetëm ajo. Ka qenë një nga rolet më të vështira të jetës së saj teatrore. Ish studenti Bujar Alimani, regjisor i njohur i filmit me metrazh të shkurtër, provonte për herë të parë teatrin duke ngjitur Dritën në skenë. Punuan 2 muaj intensivisht dhe në 9 janar të 2009-ës u dha premiera në sallën e Teatrit Kombëtar. Zysh Drita pohonte se artisti ndjen emocion dhe kënaqësi sa herë del në skenë por kënaqësia që provoi ato tri netë dimri ishte një ëndërr për të. Duartrokitje të pambarimta të spektatorëve, lulet, takimet, bisedat, intervistat, mediat që e pasqyruan, ishin aq të shumta, sa e shtynë të mendonte nëse e duartrokitën ngase kish dalë mirë me monodramën apo si një lamtumirë dinjitoze nga skena. Ndofta për të dyja.

E rëndësishme është që Drita Pelingu realisht u largua si divë nga skena, e përcjellë me duartrokitje të gjata, me përmallim dhe lotë emocioni, me shumë lajme, shkrime e komente, telefonata përgëzuese dhe analizuese miqsh e dashamirësish. Të gjitha këto sollën ngrohtësi në stinën e mbrame të jetës së saj. Pelingu u largua me pengun se kjo monodramë, ndonëse u xhirua, nuk u shfaq asnjëherë. Po ndofta ky ka qenë fati edhe i pjesëve të tjera të xhiruara e ku ajo luante.

Gjatë një interviste Drita më pohonte se “Nostalgjia është bërë një veshje e dytë e imja, ndoshta mosha ma lejon këtë. Kam nostalgji për Vlorën, për qytetin e fëmijërisë e ëndrrave të mia. Kam shumë nostalgji për tingujt e kitarës së bashkëshortit tim Hysen,të asaj kitare që lehtësonte të gjitha dhimbjet e tani nuk është më, kam nostalgji për të gjithë njerëzit e mi që sot nuk jetojnë, kam, gjithashtu, nostalgji për të gjithë partnerët e mi, shokët e teatrit, nga të cilët kam mësuar shumë, shumë. Shumë arritje të miat ua kushtoj atyre.”

Elitare në përzgjedhjen e gjithçkaje ajo zgjodhi me kujdes edhe fjalët e saj në rrëfimin e fundit televiziv besuar mikrofonit të Arratisë: “Kam dëshirë që kur mos jem më në këtë jetë, të lë gjurmët e punës time, t’i lë pas në kujtesën e fëmijëve dhe gjithë të afërmve të mi, t’i lë pas këto gjurmë në historikun e krijimit të teatrit skenik shqiptar. Unë mendoj që një jete njerëzore nuk mund të jetë e lumtur në tërësinë e saj. Çdo jetë përmban edhe gazin, edhe lotin.

Një jetë e gjate si e imja, që ka kaluar në shumë sisteme politike shoqërore, duke u nisur që nga mbretëria, pushtimi fashist, diktatura dhe 20 vjetët e demokracisë, sigurisht që të gjithë këto sisteme kanë lënë gjurmë te jeta ime. Të mos harrojmë që jeta ime familjare shkon paralel me atë artistike, janë të ndërthurura, sa që nuk i ndan dot, janë të varura nga njëra – tjetra.

Çdo goditje e jetës familjare të prindërve të mi linte gjurmë në jetën time artistike, duke më privuar nga vlerësimet dhe kënaqësitë, por nga ana tjetër, edhe jeta ime artistike m’i zvogëlonte dhimbjet e tyre. Janë shumë të ndërthurura, dua të them që këtë botën time shpirtërore unë nuk e kam bërë kurrë jo vetëm publike, por nuk ia kam shprehur askujt, as vajzave të mia, as shoqeve të mia, askujt.

Atë e kam fshehur brenda skutave të errëta të shpirtit tim dhe ndoshta ma ka kuptuar vetëm im shoq, i cili jo rrallë herë natën më fshinte ndonjë lot që rrëshqiste mbi jastëk kundra vullnetit tim. I jam shumë mirënjohëse atij njeriu të mirë, i cili mu gjend pranë me dashurinë e tij, nuk u nda kurrë nga unë, as në ato kohë shumë të vështira, kur për shumë familje shqiptare u krijua hendeku ndarës. I jam shumë mirënjohëse që asnjëherë nuk kërkoi të largoja nga vetja adhurimin që kisha për prindërit e mi, asnjëherë.

Dhe kështu, falë kësaj dashurie, falë natyrës time të fortë për t’u ngritur mbi sfidat e jetës, them që kam kaluar një jetë të bukur. Kur kthej kokën prapa shoh një jetë të bukur që e ka prekur shume herë lumturinë.”

E papenduar për zgjedhjet e jetës së saj që Drita i cilëson si arritjet më të mëdha të jetës faktin që “e zgjodha vetë bashkëshortin tim dhe bëra shumë mirë, s’jam penduar kurrë”, si edhe “kundër të gjithë paragjykimeve të kohës, ndoqa rrugën e artit dhe ajo më ka sjellë shumë, shumë kënaqësi.”

Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit zonja Drita Pelinku jetoi dhe iku me dinjitet duke kontribuar dhe lënë gjurmë në jetën kulturore artistike shiptare. Dhe natyrisht një emër të mirë.

E kam pyetur Drita Pelingun edhe për konceptin e saj për jetën dhe vdekjen. E kur e di se edhe ti do ikësh nga kjo jetë nuk është e lehtë të zgjedhësh fjalët siç i zgjedh mjeshtrja e fjalës artistike:

“Në jetë kemi ardhur të gjithë pa na pyetur kush, dhe, gjithashtu, pa na pyetur ndahemi nga kjo jetë me përjashtime të rralla. Vdekjen nuk e kam pasur frikë, jam përballur me të shumë herë, kam bërë shumë operacione ndërmjet tyre ka dhe të rënda, të cilat më kanë ndarë vetëm me një fije nga vdekja, kam ndjerë ftohtësinë e saj deri në akullsi, kam ndjerë frymëmarrjen matanë xhamit të sallës, lotët e fëmijëve të mi që mendonin se mbarova dhe nuk e kam pasur frikë vdekjen.”

Ajo iku në një fillimtetori të vitit 2013. Natyrisht u përcoll siç e meritonte. Siç edhe kishte jetuar. E nderuar, e respektuar, gjurmëlënëse!

Mua hera herës më mërr malli për të, për bisedat e bukura e të shpenguara, larg mburrjes dhe banalitetit, për kohën e shpenzuar bukur në shoqërinë e saj, për dritën që regëtin në qiell edhe për mua, si shënjë kujdesi e paçmuar…Nr i saj i celularit vazhdon të jetë i regjistruar në telefonin tim…më kot pres të bjerë zilja dhe të dëgjoj zërin e saj … Është brenda meje, dhe kaq!

/Konica.al