osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drita Haxhiraj, një thesar i kinematografisë shqiptare

Drita Haxhiraj, një thesar i kinematografisë shqiptare

Drita Haxhiraj, artistja e kompletuar e skenës shqiptare është një nga artistet e cila ka prekur edhe skenën ndërkombetare. Me një pamje fisnike, të qeshur dhe elegante ajo vazhdon të rrezatojë bukuri me pamjen e saj. Vitet e kanë rritur në moshë, por jo në pamje dhe në zë. ‘ArtisTja e kompletuar’ si tregon vitet mbi shpinë, as në pamje, as në zë, as në memorje.

Me plot 52 role në skenë dhe filma, me pesë Festivale në RTSH, si spikere dhe mbi 100 koncerte të drejtuara, Drita është padyshim një nga artistet me një kontribut të rëndësishmëm në kulturën dhe artin shqiptar. Të mos harrojmë edhe pesë role të tjerë edhe në kinematografinë italiane.

Padyshim Drita mund të cilësohet si një thesar i vyer me një arkivë të pasur veprash në teatrin dhe në kinematografinë shqiptare.

Fëmijëria

Drita Haxhiraj lindi në Tiranë më 3 prill të vitit 1947. Talenti për aktrim spikati që në vogëli tek artistja. “Dëshira për aktrim ishte vetëm imja, personale, sepse familja nuk e mendonte në atë kohë që unë të zgjidhja këtë rrugë jete.Prindërit e mi ëndërronin për mjeke ose për mësuese.Unë kam bërë shtatëvjeçaren tek shkolla “Hoxha Tahsin”, ku ne kemi pasur një udhëheqëse çete e cila zgjidhte pionierët që ajo mendonte se recitonin bukur dhe i përgatiste në mënyrë personale.Ajo na shtyu 2-3 vetave për tu regjistruar në Pallatin e Pionierëve, në rrethin e teatrit. Unë u lidha me nënën time, dhe i tregova se çfarë më kishin thënë. Ajo pranoi me mëdyshje…”-Kështu shprehet artistja për fëmijërin e saj.

Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës në 1967. Menjëherë pas diplomimit u emërua aktore në Teatrin Popullor.

Teatri

Për 25 vjet rrjesht interpretoi mbi 70 role në karrierën e saj në Teatrin Kombëtar si edhe në kinematografi.

Roli i saj i parë ka qenë në filmin “Ngadhnjim mbi vdekje”, ku lunate rolin e një gjimanzisteje. “Ishte një moment i bukur për mua që e kujtoj me shumë nostalgju. Ndoshta ai rol i vogël hapi dyert e mia për filmin dhe teatrin. Ishte pikërisht viti që unë kam marrë diplomën. Atë vit kisha dy gëzime. Roli i filmit të parë dhe gëzimi më i madh fejesa me bashkshortin, Fatosin. Pas këtij roli, më ftuan në Dramën “Drita” me regji të Kujtim Spahivoglit dhe skenar të Mimika Luca. Ishte një interpretim modest por që u pëlqye. Këtu një ndihmë të madhe më dha aktorja e talentuar Drita Pelingut. Në këtë dramë shihja me vëmëndje mmënyrën se si përgatiteshin apo interpretonin aktorët me eksperiencë. Një dramë ku mësova shumë..”- kujton artistja për pikënisjen e një udhëtimi të gjatë në fushën e artit.

Ka interpretuar me sukses në teatër tek “Shokët”, “Ngjarje në fabrikë”, “Një dimër i shkurtër”, “Fytyra e dytë”, “20 ditë”, “Prefekti”, “Vdekja e një komisioneri”, “Romeo e Zhulieta”, “Prometeu”, “Kush e solli Doruntinën”, “Andromaca”, “Oret e Kremlinit”, “Viti 1961”, “Orfeu zbret ne ferr”, “Njeriu qe pa vdekjen me sy”, “Familja e peshkatarit”, “Lumi i vdekur”, “Shenomeni dhe mua”, “Epoka para gjygjit”, “Shkëlqimi dhe renia e shokur Zylo”, “Miq te paftuar”, etj.

Kinematografi

Përvec teatrit, Drita ka shkëlqyer edhe në kinematogra duke na dhuruar një galeri të pasur rolesh. Mund të përmendim disa nga filmat si “Debatik”, “Oshetime në bregdet”, “Vitet e pritjes”, “Ngadhënjim mbi vdekje”, “Njësiti Guerril”, “Fejesa e Blertës”, “Zemra qe nuk plaken”, “Nxënësit e klasës time”, “Mondi dhe Diana”.

Gjithashtu ka interpretuar në Itali dhe Zvicër ne serialet “La squadra”, “Diritto di difesa”, “Il falco e la colomba”, si edhe ne filmat “Passo a due”, “La roulette”.

Për galerinë e roleve, Drita do të shprehet: “Roli i Arjanës tek “Fytyra e dytë”, Tek drama “Viti ‘61”, me skenar të Fadil Paçramit dhe regji të Pirro Milkanit (asistent Dhimitraq Pecani), kam realizuar rolin e Zinës ruse. Këtë rol ja kam dedikuar sopranos Nina Mula. Këtë e them për herë të parë dhe Nina edhe sot nuk e di se ky rol i dedikohet asaj. Rolin zonja Kapulet, nëna e Zhuljetës, tek tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta”, me regji të Dhimitraq Pecanit, mbetet një rol intersant. Personazhi i Lindës tek “Vdekja e një komisioneri amerikan”, me regji të Fatos Haxhirajt dhe roli i Merushes tek “Epoka para gjyqit” e Enver Kryeziut me regji të Pirro Manit, mbeten disa nga rolet më të spikatur.”

Cmimet dhe Nderimet

Ka qenë 5 herë prezantuese e Festivalit të Këngës në RTV. Për punën e saj si artiste është nderuar me çmime të ndryshme si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Është bashkëshorte e aktorit dhe regjisorit Fatos Haxhiraj. Jeton me familjen në Itali, pas ikjes nga Shqipëria në vitet 90-të.

Role jashtë Shqipërisë

Drita është një artiste e njohur edhe në skenën ndërkombëtare. “Unë kam luajtur në 5 filma. Por filmi që dua të veçoj është “Il Faleo e la Colomba”. Në këët film të RAI -5, unë luajta rolin e Suora Tereza. Regjisor ishte një ndër më të spikaturit e regjisurës së sotme të Italisë Giulio Serafini. Ishte një film që u mirëprit. Në këtë film jam ndjerë sikur e kam realizuar në Shqipëri…Në fillim kam luajtur në filmin “La scuadra”. Aty ka kërkesa. Por dua të them se, shkolla jonë është po aq e saktë, me kërkesa sa dhe ajo italiane…”