Njerzit e krimit të gjejnë vend ku të fshihen. Pas më shumë se 1 muaji pezullim nga detyra nënkomisarja Anisa Kostani është rikthyer në punë.
Oficerja e policisë e cila mban detyrën e nenkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit është rikthyer në detyrën qe ajo ka mbajtur para se ndaj saj të merret masa e pezullimit.
Kjo masë u morë nga vet ish drejtori Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagram, duke ofenduar gazetarët.
Pas këtij rasti, Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kërkuar që çdo efektiv të jetë i kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet e përgjegjshmëri.
Nga ana tjetër, Kostani, e cila shfaqet zakonisht me një gjarpër, këtë herë është shfaqur me një qen. Me sa duket, Kostani po ‘tradhton’ gjarprin e shoqes së saj me qenin.