5 Maji i ka gjetur sërish të ndarë politikanët shqiptarë. Ashtu siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit, drejtuesit tanë nuk dinë të respektojnë popullin, të kaluarën dhe dëshmorët e këtij vendi.
Ditën e Dëshmorëve, ashtu si për 28 vite me radhë, edhe këtë vit, ata janë parë të përçarë mes tyre, duke krijuar përçarje edhe mes popullit dhe shqiptarëve.
Por ajo që ka tëhequr vëmednjen, ka qenë fakti se Meta dhe Rama janë parë bashkë në ceremoninë e organizuar, duke “tradhtuar” kështu Berishën dhe Bashën.Presidenti Meta është parë me kryeministrin Rama, duke vendosur kurora në monumentin “Nënë Shqipëri”. 30 minuta më pas, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe paraardhësi i tij Sali Berisha zhvilluan ceremoninë e tyre.
Fakti që këta nuk dinë të organizohen dhe bashkohen në dita të tilla, është treguar prej kohësh. Por kjo dalje e fundit ka ngritur dyshime se mund të ketë ndonjë “tradhti” mes Berishës dhe Metës. Por a mund të prishen kaq lehte pazaret e krimit dhe korrupsionit?
Meta dhe Berisha janë të lidhur pazgjidhshmërisht mes tyre dhe duart e tyre janë të ngjyera me gjakun dhe mallkimin e shqiptarëve. Prandaj shfaqjet publike dhe qëndrimet e luhatshme tregojnë më se miri, se Meta luan me të gjitha palët, me qëllimin e vetëm që të shpëtojë nga Reforma, të shpëtojë nga SPAK dhe nga burgu.
Presidenti luan mirë me të gjitha anët politike dhe “qetësia dhe dashuria” e tij e dalin gjithmonë që flitet për interesat e veta personale. Meta ndryshon më shpejt se një kameleon dhe gjuha e tij, është e vështirë që të gjendet e njëjtë në të gjitha daljet publike. Edhe këtë 5 maj, ai bëri thirrje për dialog dhe bashkëpunim politik, ndërkohë që e para që e minon këtë aksiomë është bashkëshortja e tij, përfituesja e milionave të vjedhura.
“Ky 5 maj, që përkon me 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë na fton, jo vetëm të bashkohemi rreth vlerave më të mira antifashiste të popullit tonë, por dhe të reflektojmë mbi domosdoshmërinë për të qenë më bashkëpunues e të përgjegjshëm, për të vendosur në plan të parë interesat e vendit dhe të ardhmen e tij europiane”, tha Meta.
I shfaqur pranë Ramës, Meta flet për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Por ndërkombëtarët e kanë bërë të ditur me kohë, se askush nuk do t’i shpëtojë Reformës në Drejtësi. Ajo do të bëhet dhe SHBA e BE do ta çojnë në fund misionin e nisur. Kështu që Meta, pasi i ka tradhtuar të gjithë, do të tradhtojë edhe veten, e të dalë hapur e të pranojë krimet e tij ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.