osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dreka e gabuar Berisha- Meta, si fotografi e krizës!

Dreka e gabuar Berisha- Meta, si fotografi e krizës!

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk del shpesh nëpër restorante. Ka shumë siklete që i bëhen bashkë, kur vendos për të shkuar diku për drekë. Kur e bën atë gjë, e bën për një hall të madh.

Sot ai ka qëndruar disa orë në drekë në një lokal privat me Presidentin Ilir Meta dhe një grup gazetarësh pranë tyre, pasi kanë regjistruar një intervistë të Sali Berishës për një TV në Kosovë.
Darka e parë publike me Ilir Metën ka qenë një ditë para Gjyqit në Gjykatën e Lartë, për të shpallur Ilir Metën të pafajshëm. Ajo darkë u lakua gjatë dhe megjithëse Berisha shkoi aty si “garant” i Metës, në të vërtetë doli nga shtëpia si peng, për shkak të kqyrjes së detyruar që i bëri laptopit të familjes, ku mes videove të tjera kishin dhe ato të djalit të tij.

Në një situatë nervoze në Kuvend, kur Ilir Meta ishte kryeparlamentar dhe PD po bënte betejë për dosjen e CEZ dhe implikimin Meta- Ismailaj, Meta u detyrua t’ia përmendte Berishës se “vetë më ke thënë që Shkëlzeni do na marrë më qafë”. Dhe ai ishte detaj i asaj mbrëmjeje.
Pasi doli nga shtëpia e Metës në mesnatë, Berisha prodhoi një vendim 5 me 0 në favor të tij.

Sot Ilir Meta nuk ka ndonjë hall të madh, edhe pse duket boll nervoz. Ai është më i qartë se Berisha në planin e tij të luftës. Ka mobilizuar Berishën për të shpallur një aleancë Berisha- Haradinaj -Meta, dhe ka vendosur të përdorë ekstremizmin e opozitës për t’u bërë shpëtimtar i saj.

Në hall realisht është Sali Berisha, i cili nga një anë është i pasigurtë, deri ku mund ta çojnë luftën “gjunjët e hollë” të Lulit dhe nga ana tjetër, deri ku Ilir Meta do t’i qëndrojë besnik kauzës së tij.

Ndaj dreka e sotme, ishte më shumë një kthim nderi i Ilir Metës, për t’i dhënë siguri se do ta kishte pranë. Dhe duke qenë pranë tij dhe publikisht i fotografuar me të, Ilir Meta ka bërë sakrificën e parë, pasi ka djegur çdo shans që të jetë një ndërmjetës i krizës. Ai ka bërë deri më sot plot gjeste që dëshmon se është palë dhe udhërrëfyes i krizës dhe jo mediator i saj, por duke ju gjendur Berishës në tavolinë, është dhe më shumë se kaq. Është në sytë e demokratëve pro Berishës, si “garant” i plakut në hall, që kërkon që kjo betejë të mbyllet me gjak.

Kjo fotografi është simbol i krizës, politikanëve që janë autorë të saj, shtypit që përdorin dhe simbolikën që rikthejnë me dreka të tilla.

Por nga ana tjetër kjo fotografi është dhe thjeshtim i krizës. Ajo e bën të qartë për çfarë hallesh bëhet fjalë. Nuk është fjala as për zgjedhje të lira, as për zgjedhje të vjedhura, as për dekriminalizim, pasi t’i kërkosh këto nga dy njerëz që janë themelues të zgjedhjeve të vjedhura në Shqipëri dhe prodhues të botës kriminale të lidhur me politikën, është ironi e madhe.

Është fjala thjeshtë për hallin personal të këtyre të dyve. Berisha që është më shumë në hall, kërkon ndihmë nga Meta, që është më pak në hall. Por të ulur bashkë, janë fotografia simbol i kësaj krize politike, të prodhuar nga makthet e tyre dhe jo nga problemet e shoqërisë. Ndaj nuk ka shumë rëndësi, se çfarë bisedojnë kur ulen bashkë. Rëndësi ka që kanë të njëjtin hall. Dhe ai nuk është hall i Shqipërisë./ Tema