osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës del para KPK: Nëse nuk e kalon vetingun Imeraj ngel e papunë dhe pa burrë

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës del para KPK: Nëse nuk e kalon vetingun Imeraj ngel e papunë dhe pa burrë

Elisabeta Imeraj, drejtuese e komanduar e Prokurorisë së Tiranës, doli sot para trupës së vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. KPK ka kryer hetim për Imerajn në të tre shtyllat e hetimit, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.

Sipas ILDKPKI, Imeraj ka deklaruar pasurinë në mënyrë të rregullt dhe nuk ka kryer fshehje si dhe ka dorëzuar deklaratat e pasurisë që prej vitit 2004, gjithashtu nuk kanë lindur dyshime për pasurinë saj.

Trupa gjykuese që do të marrë vendimin për të, përbëhet nga: Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Roland Ilia.

Në lidhje me këtë çështje KLP mori vetë përsipër të bënte vlerësimin etik dhe profesional kur në mënyrë unanime votuan për ta lejuar atë të vijojë ngjitjen në karrierë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi se ajo i kishte kaluar filtrat e tij të verifikimit të pasurisë dhe figurës.

Gjatë deklaratës së saj para KPK, Imeraj sqaroi se nuk ka pasur pasuri individuale apo në bashkëpronësi me bashkëshortin.

Sipas ILDKPKI, Imeraj ka deklatuar pasurinë në mënyrë të rregullt dhe nuk ka kryer fshehje. Ka dorëzuar deklaratat e pasurisë që prej vitit 2004.

1. Depozitë për fëmijën në vlerë 552,924 lekë, burim krijimi është paga e subjektit. KPK nuk konstaton problematika.

2. 546,602 lekë për të birin, po depozitë në bankë. KPK nuk konstatoi probleme.

3. Shitja e banesës në Tropojë me 300 mijë lekë, në emër të bashkëshortit. Shuma i ka kaluar bashkëshortit në llogari bankare. Nuk kanë lindur dyshime për këtë pasuri.

4.Depozitë bankare, të ardhura të përfituara si pedagoge në universitet me vlerë 18,300 lekë.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka.

Për habi, vetingu i prokurores u shtye për një kohë të gjatë dhe shkas u bë një përplasje verbale dhe fizike e bashkëshortit të saj me një anëtare të procesit rivlerësues.

Pas përplasjes fizike, Imeraj u divorcua me bashkëshortin, sepse ky i fundit ishte treguar “neglizhent” ndaj saj dhe nuk i kishte rrëfyer konfliktin me një prej anëtarëve të trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që po kryente rivlerësimin ndaj saj, znj. Genta Bungo.

Duke e konfirmuar për BIRN, Imeraj pranoi përmbajtjen e një faksimileje, në të cilën thuhej se prokurorja kishte kërkuar divorcin, pasi i shoqi kishte mbajtur të fshehur një përplasje “verbale dhe fizike” me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo, duke shtuar se ky konflikt kishte cënuar “procese të rëndësishme të jetës së saj profesionale”.

Imeraj i tha BIRN se të dy palët, si bashkëshorti ashtu edhe kryetarja e KPK-së, Genta Tafa Bungo që ishte shortuar si pjesë e trupës që do kryente rivlerësimin e saj, e kishin mbajtur “në mënyrë të papërgjegjshme” të fshehur këtë rrethanë.

“Burri është treguar neglizhent dhe i papërgjegjshëm duke mos më vënë në dijeni për këtë situatë, por nuk dua të fokusohem te kjo sepse është personale”, pranoi Imeraj.

Ajo nga ana tjetër bëri akuza të ashpra ndaj Bungos, duke e akuzuar se kishte shpërdoruar detyrën dhe se ishte në konflikt interesi.