Zbardhen detaje të reja për grabitjen e postës së Krujës mëngjesin e djeshëm. Report Tv mëson se drejtori i kësaj dege të Postës Shqiptare në Krujë është Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja. Po ashtu i njohur u bë pak kohë më parë edhe djali i drejtorit të postës, Ramazan Rraja, pasi u filmua duke rrahur një grua në oborrin e QSUT-së në verën e këtij viti.
Përsa i përket grabitjes, autorët morën me forcë një sasi të konsiderueshme lekësh dhe valute, e cila sipas raportimeve paraprake është 11 mln lekë. Ndërkohë për këtë ngjarje është arrestuar roja, 51-vjeçari Besnik Parruca, e ndërsa është shpallur në kërkim specialisti i sallës S. T., 28 vjeç pasi fshehën ngjarjen.
Roja ka deklaruar se nuk ka njoftuar uniformat blu pasi është kërcënuar nga autorët, madje e ka fshehur ngjarjen edhe kur është pyetur nga patrulla e policisë. Report Tv sollipamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket dera e thyer. Duke marrë parasysh se si është realizuar grabitja, duke se autorët kanë njohur mjaft mirë lëvizjet në postë.
Policia njofton se është ngritur grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë rreth dy javë më parë, një tjetër postë është grabitur në qytetin e Bulqizës, ku autori ka marrë autori mori 460 mijë lekë.