osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Drejtori i Aviacionit Civil prezanton strategjitë për uljen e çmimit të biletave për fluturimet

Drejtori i Aviacionit Civil prezanton strategjitë për uljen e çmimit të biletave për fluturimet

Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri shpjegon se cilat janë dy strategjitë që po ndiqen për uljen e çmimit të biletave të fluturimeve. Strategjia e parë, është ajo e rritjes së kapaciteteve aeroportuale, që u mundësua nga rinegocimi i kontratës koncesionare të aeroportit të Rinasit, çka mundëson një aeroport të dytë alternativ për fluturimet dhe me çmime më të lira.

“U negociua kontrata koncesionare për heqjen e termit ekskluzivitet. Qeveria tashmë ka mundësinë për të shqyrtuar hapjen e aeroportit të dytë. Në këtë mënyrë fillon të funksionojë faktori i konkurrencës” tha Keri.

E sa i përket strategjisë së dytë, ajo parashikon mundësinë e shfrytëzimit të një klauzole tjetër të kontratës koncesionare, në mënyrë që tarifat e biletave të ulen edhe në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Kreu i Aviacionit Civil bëri të ditur se mund të përdoret klauzola e “balancës ekonomike” nga ana e palës shqiptare, çka mund të sillte uljen e çmimit të biletave. “Strategjia tjetër që po ndiqet është duke gjetur një hapësirë në kontratën e vitit 2004 për rivendosjen e  një balance ekonomike. Se sipas një analize që kemi bërë ne si palë publike, Aeroporti “Nënë Tereza” ka tejkaluar me 650% paratë e investuara atje. Besojmë se është një disbalancë ekonomike që duhet të vendoset. Dhe ka një klauzolë në kontratën koncesionare që ne po e shfrytëzojmë për të mirën tonë.Kjo klauzolë thotë se çdo palë ka të drejtë të thërrasë një vlerësues të huaj dhe të rezultojë me një rekomandim për vendosjen e balancës. Dhe një rekomandim është ulja e tarifave” tha ndër të tjera Kerri në intervistën e parë televizive që nga marrja e detyrës si drejtues i Autoritetit të Aviacionit Civil.

E sa i përket linjave low-cost që janë në Shqipëri, krahas linjave ekzistuese, Kerri bëri të ditur se pak ditë më parë ka zhvilluar bisedime me kompaninë low cost “Wiz Air” për të shtuar linjat, duke shtuar në listë jo vetëm Hungarinë  e Britaninë por edhe Italinë.

“Jo më larg se para 10 ditësh isha në Budapest për t’i kërkuar të fillojnë operimet “low cost” drejt Italisë dhe drejt Europës Qendrore. Ata ( Wiz Air) kanë blerë 250 avionë e u pëlqen kërkesa për tregun shqiptar. E kanë të pamundur të vijnë me këto tarifa” tha Kerri.

Në vijim të intervistës ai bëri të ditur edhe të dhënat e një studimi të kryer, gjatë një vit impakti në ekonomi i Aeroportit të Rinasit vlerësohet 265 milion euro. “Argument”, Scan.