Gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin, Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, ka sqaruar studentët mbi nivelin e studimeve që nevojiten për të fituar një vend pune përmes platformës punëtëmbarë.al.
Së pari, tha Koçiu, nuk është e vërtetë që për të patur një vend pune në administratën publike të duhet me patjetër një master profesional ose shkencor, sepse ka vende pune që kërkojnë vetëm diplomën e nivelit bachelor.
“Sot që flasim, në platformën punëtëmbarë.al janë mbi 500 vende pune të dedikuara që kërkojnë vetëm nivelin bachelor. Niveli më i ulët është bachelor, pra bachelor është kriter kualifikues.
Nuk është e vërtetë që në administratën publike nuk futesh dot nëse ti nuk ke një bachelor, por vetëm me master profesional apo shkencor”, sqaroi drejtoresha e DAP-it.